Menaxhojeni mirë kohën tuaj.
Të gjithë kanë po të njëjtën kohë si ju në dispozicion. Është mënyra se si e menaxhoni atë kohë që e bën diferencën në suksesin e një personi. Mendojeni që në fillim të ditës se çfarë aktiviteti ka rëndësi për ju dhe çfarë jo. Bëni një plan duke i kushtuar secilit kapitull kohën e vet, por gjithmonë duke pasur parasysh t’i lini edhe pak kohë qetësimit të vetes suaj. Tregohuni realist me sa mund të mësoni në ditë dhe mos u ndalni pa i mbyllur gjithë kapitujt që keni caktuar të mbyllni sipas planit tuaj. Kur ta arrini synimin ditor, keni për t’u ndjerë shumë më mirë me veten tuaj. Gjithmonë kini paraysh të studioni në fillim kapitujt që kërkojnë më tepër përqendrim dhe në fund të lini ato që kërkojnë më pak, pasi kuptohet që në fund do të ndiheni të lodhur. Mos harroni edhe të fikni celularin dhe ta ndizni atë vetëm nëse do t’ju duhet gjatë studimit. Shmangni çdo gjë që do t’jua tërheqë vëmendjen tuaj nga studimi.

Lexo po ashtu:  Mustaqet e misrit, si përdoren për të ulur sheqerin në gjak dhe tensionin e lartë

Mendojeni mirë kohën dhe vendin e studimit.
Përditë caktoni një orar të caktuar për të mësuar, pasi kjo gjë do t’ju ndihmojë tejmase edhe me përqendrimin. Gjithmonë filloni në momentin që e keni programuar dhe jo më vonë, pasi mungesa e disiplinës do t’ju bëjë të mbeteni mbrapa me studimin. Qëndroni ulur në një karrige apo në një vend të rehatshëm, por jo në vendet që e dëmtojnë shpinën tuaj. Çfarëdo gjëje që të mësoni në një ditë të caktuar, mos harroni ta rilexoni për pak minuta (mjaftojnë pikat më të rëndësishme), në mënyrë që ta mësoni më mirë dhe ta keni më të lehtë për ta kujtuar më vonë. Mos harroni të mbani shënime, pasi ato do t’ju ndihmojnë tejmase në kohë sezoni. Nëse keni miq të ngushtë në të njëjtën degë studimi, mund të dilni një orë pasdite me ta dhe t’i diskutoni temat bashkë, pasi i mësuari në grup mbetet teknika më e mirë e studimit.

Lexo po ashtu:  Këto janë ushqimet që nuk ju del kurrë afati

Mëso dhe praktiko teknika qetësimi.
Të studiuarit për një kohë të gjatë pa pushim prodhon stres, parehati dhe e ul produktivitetin në të mësuar, ndaj qetësohuni herë pas herë gjatë kohës së studimit tuaj. Disa mënyra të thjeshta janë të praktikoni disa ushtrime me frymëmarrjen, të praktikoni meditimin, të ecni pak kohë në natyrë, si dhe të bëni edhe pushime të shkurtra nga 5 minuta çdo 20 minuta që keni studiuar.

Kujdes me ditët kur afrohen provimet.
Ditët afër provimit ofrojnë më shumë stres, ndaj kini parasysh të hani shëndetshëm dhe të flini mjaftueshëm gjumë, sidomos një natë përpara. Është mirë që një ditë përpara të bëni çdo gjë tjerër, veçse të mos kapni libër me dorë, pasi mund të mos mbani mend diçka, t’ju zërë paniku dhe të mendoni se nuk keni mësuar aspak. Kjo gjë mund t’ju shtyjë edhe të dështoni në provime, apo të mos futeni fare në provime, pasi pasiguritë të shtyjnë në vendime të gabuara. Kini besim tek vetja dhe tek koha e mundi që i keni kushtuar lëndës dhe një ditë përpara pushoni, pasi e meritoni atë ditë pushim.

Lexo po ashtu:  Ushqimet që duhet t’i konsumojmë në këtë kohë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *