Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, tha sonte se duhet të jetë shumë budalla që të mos përgatitet dhe të mos e dijë se çfarë e pret.

“Me Kurtin nuk ka shumë biseda. Ai njeri menjëherë fillon të flasë për Slobodan Milosheviqin, vuajtjet e tij…, nuk e di, Adem Demaçin… Atëherë e kuptoni se ai ka mbetur prapa në atë kohë, dhe kaq…”, tha Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se në takimin e 27 shkurti në Bruksel “sigurisht që do të flitet për formimin e Asociacionit” dhe, siç tha ai, “për këtë do të duhet të flasin edhe përfaqësuesit evropianë”.

“E di, Kurti do të shkojë me tregimin – po, po, unë pranoj gjithçka, por Serbia do të duhet të pranojë gjithçka… Dhe kështu… I kam parë të gjitha ato marifete të panumërta, kështu që kjo do të jetë taktika ime. I kam ndjekur të gjitha ato biseda kaq herë, më shumë se të gjitha së bashku, Po të isha më budallai në botë do të isha më i përgatituri. Llogaris se nuk jam tamam njeriu më budalla në botë…”, tha Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Kurti bisedë urgjente me sekretarin britanik, zbulohet detajet

Siç tha ai, “ata [pala kosovare] do të mundohen një ose dy ditë para takimit të thonë autoritetet e përkohshme në veri të Kosovës dhe të mundohen të emërojnë serbët më të këqij, ata që askush nuk do t’i zgjidhte për asgjë dhe që punojnë vetëm për shqiptarët, pra. nuk do t’u jepnin goditje serbëve në veri të Kosovës”.

Me këtë rast, ai e quajti Nenad Rashiqin, ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, tregtar droge, kurse Rada Trajkoviqin, këshilltare në Qeverinë e Kosovës, ikebanë që flet marrëzira.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

BE-ja tha se në këtë takim, temë e diskutimit do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: - Mocioni kundër meje, në funksion të shkëmbimit të territoreve

Fillimisht Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohen me liderët, dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut të Brukselit që nga nëntori i vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *