Ajo e Elseid Hysaj është tashmë një telenovelë e merkatos. Tek Napoli, kapiteni i Shqipërisë, nuk do mund kurrë të ngjisë marrëdhënien e krisur në kohët e Ancelotti dhe mbi të gjitha mënyrën si u sollën drejtuesit e klubit me të. Është i qartë ky qendrim, në fjalët e Mario Giuffredi, menaxherit të mbrojtësit shkodran, që ka folur për të ardhmen e të asistuarit të tij në Radio Punto Nuovo.

“Është një lojtar që për tre vjet ishte më i miri në Serie A – vlerësoi Giuffredi – e, në këtë periudhë të kampionatit e kupave që luajti me Gattuso, ka treguar gjithnjë se është i nivelit të lartë. Por është e pamundur të qendrojë në Napoli, nuk do kenë kurrë mungesë kortezie nga ana ime në shoqërinë e kaltër, por është e drejtë të tejkalojmë rrugët”.

Për shkodranin viti i fundit në Napoli nuk ka qenë aspak si do të donte. Lojtari humbi rëndësinë me ardhjen e Ancelotti, ndërsa pretendimet e larta për cmimin e kartonit e mbajtën larg nga klubet e interesuara Roma e Atletico Madrid mbi të tjerat. Me Gattuso situata ndryshoi në fushë, me teknikun që i besoi gjithnjë Hysajt, por marrdhëniet me klubin mbetën të ftohta dhe largimi i kapitenit kuqezi në verë është i pashmangshëm.

Lexo po ashtu:  Drejtori i Milanit: Për Ibrën do të vendosim në fund të sezonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *