Shprehja “si në shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës, ndaj “Villeroy & Boch” sjell sot disa këshilla praktike sesi të merrni me vete rehatinë e shtëpisë kudo që shkoni. Brand-i i njohur ju fton të ndryshoni dekorin e shtëpisë suaj të plazhit me koleksionet më fantastike të aksesorëve verorë, të cilët mund t’i përzgjidhni me 20% ulje në çdo blerje! Do të ftoni ose jo miq, nuk ka rëndësi! Ka 3 gjëra thelbësore që duhet t’i merrni me vete për në mënyrë që vera të trokasë plot harmoni në shtëpitë tuaja të pushimit.

Për të drekuar si në natyre, zgjidh “Amazonia” Koleksioni “Amazonia” është frymëzuar nga flora dhe fauna plot ngjyra e Amazonës. Motivet ekzotike, kolibri shumëngjyrësh dhe lulet e pasionit blu hipnotizuese apo orkideja e verdhë, janë paraqitur me ngjyra kaq të gjalla, sa duken si tredimensionale. Dekori është fin dhe delikat i përshkuar me dizenjo të artë. Artikujt janë idealë për tryezën e ngrënies, format harmonike dhe ngjyrat spektakolare të Amazonës janë perfekte për të dyja tipet e ambienteve, modernes dhe tradicionales. “Amazonia” tërheq vëmendjen në çdo tryezë, ndërsa nuk mungon as cilësia e lartë e porcelanit.

Lexo po ashtu:  5 avantazhet pse duhet të pini një gotë me ujë të ngrohtë në mëngjes

Për anën estetike zgjidhni mbulesat “Sander” Nëse ka një gjë që duhet të kemi parasysh gjithmonë kur shtrojmë një tryezë, është ana estetike. “Villeroy & Boch” na fton të shohim koleksionin e mbulesave që do t’ju ndihmojë në perfeksionimin e mikpritjes suaj në darkën apo drekën e radhës. Mëngjesi, dreka apo darka do ju duken kaq të shijshëm të servirur me mbulesat “Sander”, që këtë verë vijnë me motive verore dhe dizajnin që krijon një atmosferë pushimesh. Ndryshoni dhe zbukuroni ambientin e shtëpisë tuaj me këtë mbulesë “Sander” të cilën mund ta thyeni me aksesorët dhe enët me ngjyra të ndezura për një kombinim perfekt.

Pwr të gatuar “Made in Italy” zgjish “Mopita” “Mopita”, një prej brandeve më të mira të enëve të kuzhinës që e gjeni në Tiranë, përmes dyqanit “Villeroy & Boch”, sjell enët e gatimit me cilësi të lartë dhe tepër rezistente. Ajo ruan veçantitë e çdo produkti ushqimor me koleksionin Loft, që fisnikëron funksionin e ruajtjes dhe konservimit me një konotacion të fortë dekorativ. Enë prej çeliku të forta me kapakë bambuje dhe shkrime në ngjyrën e bakrit, i falin modernitetin shtëpisë suaj.

Lexo po ashtu:  6 ushqime të shijshme që na ndihmojnë të biem në peshë

E themeluar në vitin 2013 nga Eugenio Montini, “Mopita” ofron tiganët e koleksionit “AD HOC”, ju lejojnë të gatuani në kohë rekord dhe duke ruajtur temperaturat e larta. Falë veshjes jo-ngjitëse me cilësi të lartë, është gjithashtu i mundur gatimi pa yndyrë i perimeve, mishrave etj. Tiganët lahen në mënyrë të sigurt në pjatalarëse dhe kursejnë hapësirë duke i hequr dorezën.

Nga setet e filxhanëve me dizajn lulesh te koleksionet moderne të enëve të servirjes me dizajn të artë, apo vazot shumëngjyrëshe të luleve që mund të kombinohen me mbulesat moderne, gjithçka që vendosni të zgjidhni, do ta përfitoni me ulje. Ejani dhe zgjidhni produktet ideale për shtëpinë tuaj ose vizitoni profilin e Villeroy&Boch në Instagram, për t’u njohur nga afër me produktet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *