Perandoria Osmane: Si u krijua dhe çfarë e bëri atë të rrëzohej?

A ishte një nga perandoritë më të fuqishme në historinë botërore dhe si u krijua? Çfarë e bëri atë të rrëzohej? A ishte perandoria më jetëgjatë në histori?

Ky debat është aq kompleks sa vështirë të thuhet në pak fjalë. Por kjo fuqi e madhe botërore ka qenë gjithnjë në ndryshim – një rrjet islamik i përbërë nga vendet e bregdetit të Mesdheut (përveç Italisë) – filloi në vitin 1299 dhe përfundoi afro 700 vjet më vonë.

Kjo do të thotë se ajo sigurisht e ka tejkaluar Perandorinë Britanike në aspektin e jetëgjatësisë. Në varësi të datave, mund të thuhet se Perandoria Romake ka zgjatur më shumë, duke filluar në shekullin e parë para Krishtit deri në shekullin e 5 pas Krishtit.

Si nisi Perandoria Osmane?

Emri vjen nga themeluesi i parë i dinastisë, Osman I, i cili udhëhoqi Perandorinë. Zona e njohur si Anadoll, ose Azia e Vogël, ishte e ndarë në shtete të shumta turke pas përfundimit të Sulltanatit mesjetar të Rum. Në të njëjtën kohë, perandoria Bizantine (emri i së cilës iu dha nga Perandoria Romake) ishte duke rënë. Osmani dhe ndjekësit e tij, shkuan atje për të kryer bastisje të shumta.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Përse ziliqarët urrejnë? Përgjigjet Kierkegard!

Në fillim, baza e pushtetit osman ishte një nga të shumtët në rajon. Djali i Osman, Orhan, megjithatë ishte më shumë i interesuar për pushtimet, dhe kështu zgjeroi tokën e tij deri në Ballkan. Ai gjithashtu bllokoi rrugët e tregtisë për të zvogëluar kontrollin bizantin në perëndim dhe në veri, të cilat lejuan zgjerimin e mëtejshëm të perandorisë osmane.

Në fund të fundit, thesari më i madh i kapur në të gjithë hemisferën ishte qyteti i Kostandinopojës, selia e Perandorisë Bizantine për 1000 vjet.

Ishte ky një marshim drejt madhështisë?

Pas luftës me bizantinët, ndërhyrjet e mongolëve, grindjet e brendshme dhe kryqëzatat nga perëndimi, trazirat e luftërat civile gjithashtu nuk mungonin, sidomos kur stërnipi i Osmanit, Sulltan Bajaziti u burgos nga lideri turko-mongol Timur.

Më pas ishte nipi i tij, Mehmed Pushtuesi, i cili fitoi reputacionin si njeriu që mori Kostandinopojën.

Gjatë kësaj kohe, qyteti u bë i njohur si “Stambolli” që sipas grekëve do të thoshte “qytet”, por nga ana e vetë qytetarëve do të thotë “plotësisht islam”.

Forcat e Mehmedit kishin marrë kontrollin e zonave që rrethonin qytetin, duke përfshirë pikat e nxehta strategjike në ngushticën e Bosforit, dhe e gjitha përfundoi me fushatën 57-ditore të rrethimit, duke filluar në prill të vitit 1453. Kur Sulltani vuri këmbën në kryeqytetin e ri ai e shpalli veten Cezar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭: 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐞𝐧𝐭𝐞

Ishte një regjim i ashpër, sipas ligjit të Sheriatit?

Është disi e vërtetë kur thuhet se osmanët ishin më brutalët në vendimet që ndërmerrnin se çdo pushtet tjetër evropian i kohës.

Kisha e krishterë ortodokse ruhej shumë, dhe sulltanët gjithashtu krijonin aleanca me sunduesit francezë. Në mes të shekullit të 16, gjatë mbretërimit të Sulejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane u mburr me një popullsi prej më shumë se 15 milionë njerëz nëpër tre kontinente, si dhe duke qenë një nga forcat ushtarake dhe detare më të forta në planet.

Çfarë shkoi keq?

Menaxhimi për të ruajtur Perandorinë mbi katër shekuj vështirë se mund të quhet “diçka e gabuar”.

Megjithatë, është e vërtetë se në shekullin e 19-të, Perandoria tashmë jo në fuqinë e saj maksimale ishte e njohur si “E sëmura e Europës” – një term i shpikur nga Car Nikolla II i Rusisë, gjatë Luftës së Krimesë.

Rusia doli si një nga kundërshtarët kryesorë të Perandorisë Osmane, dhe Lufta e Krimesë ishte pjesërisht e shkaktuar nga rënia e Perandorisë, si dhe fuqitë evropiane në rritje u përballën për të marrë territoret e tyre.

Lexo po ashtu:  Pse ne, ndryshe?! Shqipëria të ndjekë Italinë, Turqinë dhe Egjiptin, që refuzuan efektin e ishujve grekë (çfarë thotë pika 2 e dekretit të Athinës)

Pavarësisht shpërbërjes së Perandorisë, forcat aleate europiane dështuan për të marrë përsipër gadishullin turk.

Megjithatë, forcat turke u tensionuan aq shumë sa që firmosja e armëpushimit në vitin 1918 ia dorëzoi Stambollin anglezëve dhe francezëve, që filluan pak nga pak të marrin Perandorinë Osmane. /History.com/ /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *