Përderisa kjo kushtetutë të jetë në fuqi s’duhet të kalojnë asnjë lloj islami politik dhe as shamia në shkolla

Lulëzim Etemaj

Me kushtetutë, pra ligjin themelor, Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare (Neni 8).

Prandaj përderisa kjo kushtetutë të jetë në fuqi nuk duhet të kalojnë asnjë lloj islami politik dhe as shamia në shkolla. Ato nuk kanë mundur të kalojnë as kur Kosova nuk ishte shtet sovran dhe i pavarur, por një vend i okupuar dhe në robëri të thellë nga Serbia.

Nuk kemi bërë burgje, nuk jemi vrarë e prerë dhe nuk e kemi bërë luftën çlirimtare që t‘i fusim nën pushtetin e errët të shamisë dhe islamit politik vajzat, pavarësisht moshës, apo gratë shqiptare.

Islami politik synon t‘ia nështrojë identitetit fetar identitetin tonë kombëtar. Kompromiset ndaj tij na largojnë nga kombet e civilizuara, vlerat e përgjithshme dhe e ardhmja jonë evroperëndimore.

Lejimi i mbajtjes së shamisë, si uniformë fetare, nëpër shkolla, ia hap derën e vogël kuranit për të depërtuar jo vetëm në shkolla, por edhe në institucionet tjera të shtetit tonë. Një lëshim i tillë ndaj islamit politik, jo vetëm që nuk zgjidhë asnjë problem, por në fakt e godet në themel organizimin sekular të Kosovës si dhe koherencën tonë kombëtare.

Lexo po ashtu:  Pesë arsye pse është e dyshimtë prangosja e Metës

Kryedefekti i gjithë kërkesës për ta lejuar mbulimin e kokës me shami: ajo nuk është parashtruar nga vajzat apo gratë shqiptare, por nga burrat!

Ndërsa heshtja e Presidentës si dhe partive politike opozitare është plotësisht e pakuptueshme dhe, për më tepër, madje edhe brengosëse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *