Dorjan Bulku është turisti më besnik i trojeve shqiptare. Nuk është i huaj, është shqiptar. Do fort Skënderbeun e Nënë Terezën, por mbi të gjitha do Shqipërinë…Shqipërinë që Zoti i dha gjithçka të bukur… veç shqiptarëve.

Dori, siç e thërrasin miqtë është çdo fundjavë në kërkim të mrekullive që fsheh vendi ynë pas zhurmave akustike e politike.

Ai është jo vetëm një promovues i mirë i turizmit vendas, duke organizuar udhëtime të shpeshta mes miqve, por edhe duke kritikuar vazhdimisht një nga plagët më të mëdha të turizmit shqiptar: ndotjen.

Në shume male tonat nuk arrin energjia elektrike apo rruga automobilistike, ama mbeturinat mbërrijnë bashkë me njeriun dhe mbijetojnë për vite me radhë.

Këtë herë Dori ishte në Bizën e Martaneshit. Mrekullia e një liqeni në lartësinë 1200 metra, iu zbeh shpejt nga “gjurmët kafshërore të shqiptarëve”, siç i quan ai.

Si në jo pak vende që ka vizituar Dori, edhe këtu kishte mbërritur njeriu bashkë me “shpikjen” e tij, mbeturinat.

Para se të pastronte mbeturinat së bashku me miqtë e tij, Dori realizoi një video në të cilën deklaron:

Lexo po ashtu:  "Një fëmijë, një mësues, një libër e një laps, mund të ndryshojnë botën." - Thënie të shkëlqyeshme për edukimin....

“Liqeni 1200 metra, në mes të natyrës. Një spektakël i papam, por gjurmët kafshërore të shqiptarëve nuk mund të mungonin as këtu. Këta janë shqiptarët, kjo është barbaria e tyre. Ato duar që i përdorin për të bërë shqiponjën çdo 5 minuta, më miri t’i përdornin për të mbledhur mbeturinat.” /