Një në gjashtë përdorues të kompjuterëve mund të jenë në një rrezik të lartë të mashtrimit në internet, pasi Microsoft hoqi elementët e sigurisë për Windows 7.

Ndërsa rritet numri i njerëzve që përdorin internetin si mjetin e tyre kryesor të blerjeve, shumë mund të shqetësohen për sigurinë e tyre, veçanërisht nëse nuk janë në gjendje të blejnë një kompjuter krejt të ri.

Windows 7 do të vazhdojë të punojë sërish por për shkak të heqjes së sigurisë kompjuteri juaj mund të marr viruse të shumta të cilat gjithashtu mund të vjedhin të dhënat që ju keni.

Jake Moore, një specialist për sigurinë në internet dhe ofrues i antivirus ESET, tha se: ‘Përdoruesit e Windows 7 e lënë veten të hapur ndaj dobësive të shumta në këtë sistem operativ tani të vjetruar.”

Një rrezik akoma më i madh vjen për përdoruesit e versionit Windows 7 nga kompanitë të cilat ruajnë një informacion të madh të klientëve.

Microsoft ka inkurajuar përdoruesit të blejnë një PC të ri i cili vjen me sistemin e tij të fundit operativ, Windows 10, të përdorur nga rreth tre të katërtat e kompjuterëve Windows.

Lexo po ashtu:  Simboli i dollarit dhe misteri i origjinës së tij!

Gjithashtu duke nisur nga janari i vitit 2023 sistemi operativ Windows 8 ose Windows 8.1 nuk do të jenë më të mbrojtur nga elementët e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *