Miliarderi amerikan Elon Musk ka vendosur të ndryshojë logon historike të Twitter.

Përdoruesit e platformës i kanë thënë lamtumirë zogut blu që është zëvendësuar me ikonën e shkronjës “X” në ngjyrë të bardhë, vendosur në një sfond të zi.

Obsesionin për këtë shkronjë, Musk e ka treguar edhe në kompaninë tjetër që ai zotëron e cila është Space X. Musk pyeti më herët miliona ndjekësit e tij nëse ata do të ishin dakord që të ndryshonte logoja e famshme. Që kur Musk bleu Twitter-in në Tetor, kompania ka ndryshuar emrin e saj të biznesit në X Corp, duke reflektuar vizionin e miliarderit për të krijuar një “super aplikacion” si WeChat i Kinës.

Twitter mendohet të ketë rreth 200 milionë përdorues aktivë çdo ditë, por nuk ka performuar mirë ekonomikisht që kur Musk bleu platformën e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë. Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit në përpjekje për të ulur kostot. Nga ana tjetër reklamuesit kanë qenë të shqetësuar për moderimin e përmbajtjes, por edhe pasigurinë e përgjithshme për të ardhmen e Twitter.

Lexo po ashtu:  LVV: "banditët nuk e kanë vendin në debate televizive" - Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *