Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në recetat italiane, por duhet të dini se bima aromatike, mund të gjendet si përbërës edhe në produkte kozmetike si sapunë, detergjentë si dhe të përdoret si bimë medicinale. Përfitimet e kësaj të fundit përfshijnë aftësinë për të ndihmuar procesin e tretjes, në trajtimin e zbokthit, për të menaxhuar simptomat e diabetit, për të shëruar plagët dhe për të ndihmuar në luftimin e qelizave të këqija.
Në një studim të kryer në North Carolina Agricultural and Technical State University, hulumtuesit zbuluan se vaji esencial i gjetheve të dafinës ka veti antioksidante kundër salmonelës dhe E. colit.
Përfitimet e fletës së dafinës përfshijnë aftësinë për të parandaluar infeksionin e candidës. Sipas një studimi të botuar në Arkivat e Biologjisë Orale, dafina gjithashtu përfshin aftësinë për të shëruar plagët. Vetitë e saj antimikrobike, antibakteriale dhe antioksidante ndihmojnë në shpejtimin e shërimit dhe luftimin e infeksionit.
Kjo bimë medicinale mund të sigurojë mbrojtje ndaj kancerit të zorrës së trashë. Studime të tjera kanë treguar se dafina mund të funksionojë si një përbëës i mundshëm natyror për terapinë e kancerit të gjirit.
Ndihmon në Menaxhimin e Simptomave të Diabetit
Kjo gjethe ul nivelin natyral të sheqerit në gjak dhe nivelin e kolesterolit. Studimet sugjerojnë që kjo erëz mund të jetë e dobishme për diabetikët duke ndihmuar në kontrollimin e simptomave të diabetit.
Sistemi tretës do të përfitojë gjithashtu nga gjethet e dafinës. Këto të fundit nxisin urinimin, i cili ka një ndikim pozitiv në sistemin gastrointestinal. Ky proces nxit lirimin e toksinave.Gjithashtu pirja e çajit të dafinës ndihmon me problemet gastrointestinale si fryrje, sindromi i zorrëve të irrituara, kapsllëk dhe diarre. Gjethet e dafinës ndihmojnë në rritjen e absorbimit të lëndëve ushqyese të trupit, për të nxitur tretjen e shëndetshme.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress