Bizelet janë një burim i mirë i folateve, Vitamines C dhe K, ashtu si edhe i fibrave e proteinave bimore. Përqendrimi i lartë i antioksidantëve dhe fitonutrientëve në bizele ofron përfitime të rëndësishme shëndetësore që variojnë nga mbajtja e syve tuaj të shëndetshëm deri te përmirësimi i sistemit tretës.
Shëndeti i syve
Bizelet përmbajnë karotenoidet luteinë dhe zeaksantinë. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në mbrojtjen e syve tuaj nga sëmundjet kronike, të tilla si katarakti dhe degjenerimi makular i lidhur me moshën.
Shëndeti imunitar dhe vetitë anti-inflamatore
Bizelet janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Më poshtë janë lëndët ushqyese në bizele që veprojnë si antioksidantë:
Vitaminë C
Vtamin E
Zinku
Katekina
Epikatekina
Ushqyesit anti-inflamator në bizele janë shoqëruar me uljen e rrezikut të sëmundjeve inflamatore si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe artriti.
Vitaminat dhe lëndët ushqyese të mëposhtme që gjenden në bizele ndihmojnë në uljen e inflamacionit:
Vitamina A
Vitamina B
Coumestrol
Ferulic
Acidi kafeik
Katekina
Epikatekina
Kontrollon sheqerin në gjak
Studimet tregojnë se ngrënia e një diete të pasur me proteina ul sheqerin në gjak pas ngrënies (pas vaktit) te njerëzit me diabet të tipit 2.
Bizelet gjithashtu kanë një indeks të ulët glicemik. Kjo do të thotë se keni më pak gjasa të keni rritje të papritura të sheqerit në gjak pasi t’i hani ato.
Mbron shëndetin e zemrës
Magnezi, kaliumi dhe mineralet e tjera që gjenden në bizele mund të ulin rrezikun e presionit të lartë të gjakut.
Përmirëson sistemin tretës
Bizelet janë të pasura me coumestrol, një lëndë ushqyese që luan një rol në mbrojtjen kundër kancerit të stomakut. Bizelet janë gjithashtu pasura në fibra, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit përmes zorrëve për tretje më të lehtë.