Si sot, 107 vjet më parë (1913) nënshkruhet ”Marrëveshja e Londrës”, që përfundon Luftën e Parë Ballkanike, në të cilën Serbia, Malit i Zi, Bullgaria dhe Greqia duke i dëbuar forcat osmane pushtuan Shqipërinë dhe Maqedoninë!

Është e njohur dhe e pranuar nga shkenca se Lufta e Parë Ballkanike ishte një ballafaqim luftarak midis Aleancës Ballkanike (Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi, të inkurajuar nga Rusia) dhe Perandorisë Osmane. Aleanca Ballkanike u formua nën kujdesin e Rusisë (pranverë 1912) për qëllime të dëbimit të Perandorisë Osmane nga Shqipëria dhe Maqedonia. Burimet e kohës provojnë se Aleanca Ballkanike dispononte një forcë të kombinuar prej 750,000 vetash.

Në këtë kontekst së pari Mali i shpalli luftë Perandorisë Osmane (8 tetor 1912) për të bërë të njëjtën edhe anëtarët e tjerë të aleancës më 17 tetor. Aleatët e Ballkanit përparuan shumë shpejt. Së këtejmi, bullgarët mposhtën forcat kryesore osmane në Thrakë dhe rrethuan Edrenën. Në Maqedoni ushtria serbe arriti një fitore të madhe në Kumanovë që i mundësoi asaj pushtimin e Manastirit dhe të bashkojë forcat me malazezët dhe të hyjë në Shkup. Grekët, ndërkohë, pushtuan Selanikun dhe përparuan në Janinë. Në Shqipëri malazezët rrethuan Shkodrën dhe serbët hynë në Durrës. Në kushte të këtilla bëhet një armëpushim (3/XII/1912), duke filluar Konferenca e Paqes në Londër, por, pas një grusht shteti nga Turqit e Rinj, në janar 1913, u rifilluan luftërat me osmanët në të cilat aleatët ishin fitimtarë.

Lexo po ashtu:  Partinë Demokratike do e marrë në dorë Komisioni i Rithemelimit. Ja emrat...

Sipas një traktati paqeje të nënshkruar në Londër më 30 maj 1913, Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjithë territorin e saj të mbetur në Europë, përfshirë gjithë Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa Bullgaria u ndje i mashtruar nga Serbia dhe Greqia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *