Një protestues është shoqëruar me forcë nga policia në rrethana ende të paqarta. Arsyet nuk dihen por gjithçka ndodhi ndërsa turma në mbyllje të fjalimeve në protestën e opozitës në Tiranë, thyen kordonin e policisë për të ndezur qirinj për të rinjtë e vrarë nga policia e shtetit dhe Ardit Gjoklajn e vrarë në Sharrë.

Ish kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos mbështesin siç tha ai regjimin e Edi Ramës.

“Një mesazh për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vende anëtare të BE, vende anëtare të NATO-s, partneri strategjik kryesor i shqiptarëve SHBA. Sot ju bëj thirrje: Mos mbështetni regjimin e Edi Ramës sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbëshetje për të është ndëshkim për shqiptarët. Nga ky shesh dua tu deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”.

Berisha gjithashtu u bëri thirrje protestuesve t’i rujanë fondet e tyre, [asi sic tha ai ato vjedhen nga Qeveria Rama.

Lexo po ashtu:  Edhe sonte protestohet prej ballkoneve kundër politikave të LDK-së

“Atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra e mijëra nga vendi i tyre dhe që mendojnë se vërtet largohen nga varfëria u them njerëzisht: Ruani fondet tuaja, ruani fondet e taksapaguesve tuaj dhe mos ia jepni kësaj qeverie se do të kenë fatin e fondeve, taksave dhe tatimeve që shqiptarët paguajnë dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij”, tha Berisha, transmeton kp.

Berisha komentoi edhe gjuhën e Ramës në Kuvend.

“Për atë gjuhë mund të përgjigjemi me të gjitha mënyrat që meriton por po të komunikoj sonte këtu se vendimi është marrë dhe është tjetër. Atje së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, priti aty se i kanë dy fjalë me ty”.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga protesta para kryeministrisë i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me opozitën.

Sipas tij, e ardhmja e qytetarëve është mes opozitës dhe jo qeverisë së Edi Ramës.

“Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor dhe i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë. Çdo shqiptar që dëshiron dyfishimin e rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri, të bashkohet me ne kundër Edi Ramës. I garantojmë se janë të gjithë potencialet për një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë më të larta se në Kosovë e Maqedoni, që rrogat të dyfishohen, që nafta të mos jetë më e shtrenjtë. Ne garantojmë përgjysmimin e taksave për fermerët, garantojmë çmime energjie të paktën tre-katër herë më të ulët se sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë. Qytetarëve shqiptarë, që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftojmë të bashkohen me ne, se e ardhmja është mes nesh. Më mirë të përzëmë një njeri, sesa të përzihemi ne prej tij. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për entuziazmin tonë. T’ia japim ne të gjitha këto dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Jep alarmin profesori: Marrëveshja në Uashington jo e mirë për Kosovën – zbulon arsyet!

Pas përfundimit të protestës, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në ambientet e selisë së Partisë së tij ku ka dhënë edhe një prononcim për mediet.

Meta tha se Edi Rama është i detyruar që të fillojë numërimin mbrapsht. Ai është një shpresëvrasës për popullin e Shqipërisë dhe kjo ndodh për shkak të kapjesh së shtetit.

“E kemi bërë të qartë, protestat do të vazhdojnë pa mbarim. Do të vazhdojmë me protesta dhe zgjedhje. Edi Rama është i detyruar që të fillojë numërimin mbrapsht”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *