Policia arrestoi sot tetë persona me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit apo vendosjen e ambienteve në dispozicion të këtij aktiviteti.

Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, ku policia arrestoi dy pronarë hotelesh, pesë vajza dhe gra që ushtronin prostitucion si edhe një klient, i cili u gjet duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pageses me njerën prej vajzave.

Në njërën prej këtyre përgjimeve, vajzat ankohen se nuk ka klientë.

Ika, nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët. Ja dy veta kapa“, i thotë njëra prej vajzave tjetrës, kurse në një rast tjetër, policia ka dëgjuar një bisedë me përmbajtjen: Ia mora 20 mijë lekë Lulit.

Bisedat e tjera ta vajzave lidhen me gjetjen e kontakteve të klientëve apo pagesat për to.

Policia zhvilloi hetime dhe përgjime për shtatë muaj me radhë ndaj këtij grupi, i cili ushtronte aktivitet në zonën e Rrogozhinës duke futur në rrjet vajza të moshave të ndryshme nga Lushnja, Kavaja, Berati dhe Rrogozhina.

Lexo po ashtu:  Vera e rrallë që konsumonin Ilirët, edhe Aristoteli ka shkruar për të

Prostitutat janë të moshave të ndryshme duke filluar nga 20 vjeç deri në 57 vjeç, më e madhja. Gjatë operacionit policia ka konstatuar se prostitutat qëndronin tek kryqëzimi i rrugës që lidh superstradën Lushnje-Durrës me Rrogozhinën.

Sipas policisë, vajzat qendronin në anë të rrugës dhe joshnin klientët me gjeste provokuese.

Policia ka konstatuar se në mjaft raste, pasi afroheshin, klientët i merrnin prostitutat në makinë duke kryer raport seksual në automjet ose futeshin në njërin prej hoteleve aty pranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *