Ka shume kohe qe po i mshohet tezes se asociacioni i komunave me shumice serbe ne Kosove eshte nje bashkesi shumeetnike dhe jo njeetnike.
Numerohen ne kete bashkesi edhe “5 shqiptare,4 malazeze,3 ashkali dhe 2 rrome”,qe te gjithe te strukur ne fshatrat me te humbura te komunave me veriore te Kosoves.
Keto banore te trembur te kombesive te tjera po i sherbejne Europes,sot per ta quajtur bashkesine e komunave me shumice serbe jo asociacion një etnik por shumë etnik.
E kjo i thuhet shqiptarve te cilet e dine mire qe 4 perqind e serbeve ne Kosove se bashku me Beogradin zyrtar kane sunduar gadi 200 vjet me rradhe,me zjarr e me hekur nje popull te tere qe perben edhe sot mbi 95 perqind te banorve ne Kosove.
Sapo lexova ne origjinal mareveshjen KOSOVE-SERBI.
U befasova sepse MAREVESHJA E PROPOZUAR NGA BE PER RRUGEN E NORMALIZIMIT TE MARDHENIEVE,KOSOVË-SERBI,PIKA 10 E ÇON UJIN NE MULLININ E SERBISE DHE E KTHEN ÇESHTJEN 10 VITE PAS NE KOHEN E THAÇIT DHE IVICA DAÇIQIT ME SHOKE.
Ne keto kushte,shpresa e shqiptarve sot ka mbetur qendrimi amerikan dhe qendresa stoike e Kryeministrit te Kosoves Albin Kurti.
Ne nje perballje te tille,gjithnje e me shume me forcohet bindja se vendimi per asociacionin,nuk duhet te jete vetem ne duart e qeveritarve te sotem te cilet nuk duhet te mbajne mbi supet e tyre,pesha te renda per te cilat duhet te vendose vetem populli shqiptar i Kosoves.
Ende sot kur rreziku eshte rritur shume,politika kosovare nuk ka gjetur rruge per ta ftuar popullin drejt nje percaktimi orientues i cili do ta lehtesonte peshen e vendimit politik te liderve aktuale te qeverise e opozites ne Kosove.
E frikshme eshte edhe pozita qe mban Tirana zyrtare ndaj asociacionit.
Kryeministri i sotem Rama mjaftohet me tezen se Kosova ka Kryeministrin e vet i cili mendon ndryshe nga ai dhe ka rrugen e vet te percaktimit te gjerave e te qendrimeve qe duhen mbajtur per te gjitha çeshtjet ne Kosove.
Ky qendrim i Kryeministrit tone i shkon per shtat edhe qendrimit europian i cili nuk don konflikte ne Europe pavaresisht nga kostoja qe mund te marrin mbi vehte popujt e vegjel e ne kete rast ne,shqiptaret.
Ne te njejten kohe,ky qendrim i distancuar nga Kosova nuk e implikon Kryeministrin shqiptar ne perballje me amerikanet,ku e presin probleme te medha,te lidhura me korrupsionin si dhe me rastin me te fundit MCGONIGAL.
Ne kushtet e krijuara shtrohet pyetja se a duhet KURTI ta nenshkruaje marveshjen,ne te cilen ka shume “lule europiane”dhe asnje garanci ligjore nderkombetare.
Shtrohet pyetja se si mund te jete e pranueshme per ne shqiptaret,nje marveshje e tille e cila hapur i ben jehone rrespektimit te mareveshjeve te meparshme,ku eshte firmosur asociacioni,ku eshte vene e zeza ne te bardhe.
Çfare garancishe mund te marrim ne shqiptaret nga nje Serbi e inkriminuar qe vetem ka genjyer,ka vrare e masakruar pa dhimbje,ka bere te gjitha llojet e krimeve mbi femijet tanë,mbi vellezrit tane,mbi nenat e motrat e pafajshme qe vuajne edhe sot traumat e dhunimit seksual.
Cfare sigurie mund ti jape shqiptarve,komuniteti nderkombetar i cili pranon recetat e Serbise duke vene asociacionin ne plan te pare e njohjen reciproke ne plan te dyte.
E kam thene publikisht edhe ne protesten e Janarit te mbajtur ne Prishtine se mareveshja Kosove-Serbi e viteve 2013-2015,nuk mund te jete as marveshje nderkombetare dhe as marveshje ndershtetrore.
Nuk eshte nderkombetare sepse ajo eshte lidhur ne mes te Serbise dhe Kosoves e cila nuk eshte anetare e organizates se kombeve te bashkuara.
Kjo marveshje nuk eshte as ndershtetrore sepse eshte miratuar vetem nga parlamenti i Kosoves dhe jo nga ai i Serbise.
Ne ket kushte,Borelli dhe Lajçaku,te ardhur jo pa qellim nga dy shtete qe nuk e kane njohur Kosoven,po punojne per te imponuar nje mareveshje te pambeshtetur juridikisht si nga legjislacioni vendor i dy paleve ne bisedime ashtu dhe ai nderkombetar.
Shqetsim per Kosoven dhe te ardhmen e saj eshte edhe qendrimi i opozites parlamentare e cila nuk e ka ndalur luften per pushtet per ta rrezuar Kurtin e per ti hapur rrugen po atyre qe jane pergjegjesit kryesore te situates ku vertetiten e bejne presion Serbia e nderkombetaret bashke.
Opozita kosovare harron se e vetmja rruge per te riardhur ne pushtet eshte distancimi ndaj atyre qe e firmosen Asociacionin si dhe mbeshtetja e qeverise Kurti ne perpjekjet e saj per ta ruajtur te paprekur integritetin e sovranitetin e Kosoves demokratike.
Ne keto kushte shume komplekse e te veshtira per te ardhmen tone si komb,ne shqiptaret si shume here te tjera ne histori e presim me padurim qendrimin e senatit e Kongresit amerikan per te ja vene “kufinin te thana”pretendimeve hileqare e gjakatare te Serbise.
Shpresojme sepse nepermjet senatorit MENENDEZ,Shtetet e bashkuara te Amerikes i treguan europianve interesaxhi se marveshjet per interesat e tyre politike dhe ekonomike nuk mund te behen më mbi kurrizin e popullit shqiptar.
Shpresojme gjithashtu tek USA sepse politikes europiane me dy standarte i ka dale era.
Ne vend qe ta denojne Serbine per krimet e dhunimet ne Kosove,ata i ngriten donacionet per Serbine ne nivelet e 700 milione dollarve duke e lene viktimen Kosove te vetme perballe halleve e varferise per te cilat ne nje mase te konsiderueshne eshte fajtore e vetme,Serbia e te gjitha kohrave.
Si duhet te ja bejme ne Shqiptaret,me Europen kunder e ne pritje te nje qendrimi te prere te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
1.Me doren e tij,asnje prej politikanve shqiptare nuk duhet te firmose asociacionin e cfaredoniveli qofte sepse ky asociacion do ti hape rrugen neser,Republikes serbe te Kosoves.
2.Me te gjitha mjetet ligjore te mundeshme te ftohet populli shqiptar i Kosoves per te dhene verdiktin e vet lidhur me planin europian-franko gjerman sa i perket mardhenieve te Kosoves me Serbine duke u perqendruar tek Bashkesia e komunave me shumice serbe ne Kosove.
3.Mbeshtetur ne qendrimet e njeanshme qe ka mvajtur historikisht Europa ndaj shqiptarve(dhe keto te citohen)te kerkohet pjesemarrja ne nivelet me te larta te politikes Amerikane,te perfaqsuesve te Kongresit dhe senatit Amerikan.
Me mbeshtetjen e vazhdueshme te interesave te Serbise,perfaqsuesit europiane nuk mund te jene me te besueshem per ne shqiptaret.
4.Ti thuhet popullit shqiptar se çfare mund ti ndodhe Kosoves nese perfaqsuesit tane nuk e firmosin ASOCIACIONIN e komunave me shumice serbe ne Kosovë.
5.Ti shpjegojet shqiptarve dhe jo ti thuhet “lexojeni vete marveshjen”se pse nuk eshte shtruar per zgjidhje,me kohe,Asociacioni i komunave me shumice shqiptare ne Serbi.
6.Ti shpjegohet shqiptarve se mbi çfare baze ligjore e nderkombetare garantohet kthimi i shqiptarve te larguar nga Serbia me procesin absurd e kunderligjor te pasivizimit te adresave ne Serbi e veçmas ne Komunen e Medvegjes.
7.Te ndalohen bisedimet pa bereqet me Serbine
duke e kushtezuar vazhdimin e tyre me njohjen reciproke ne mes te dy shteteve.Te shohim se çmund te ndodhe.
8.A mund te kete invazion ushtarak te Serbise ne kushtet e prezences te forcave ushtarake amerikane ne Kosove…!
9.A duhet te dale Shqiperia nga Ballkani i mbyllur kur pjese e saj nuk eshte Republika e Kosoves.
10.A eshte karshillek ndaj Kosoves dhe favorizues ndaj politikave te Serbise diskutimi e aq me shume pranimi ne kete kohe i asociacioneve te komunave me shumice greke ne jugun e Shqiperise.
SA SHUME GJERA TE TJERA KAM PER TE THENE UNE E AQ ME SHUME PATRIOTET E INTELIGJENCA KOSOVARE PER ASOCIACIONIN…!
Dashamir Uruçi,
Tirane,28 shkurt 2023.
Lexo po ashtu:  Trajtesë nga dr. Hysamedin Feraj: Serbët e shqiptarët nuk kanë nevojë të pajtohen në çka nuk i ndan. Këta pajtohen për anëtarësimin në BE, demokracinë, kapitalizmin, pronën private, luftën kundër korrupsionit, etj., por...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *