Raporti i letërsisë me përkthimin është i domosdoshëm, aq më tepër në gjuhët e vendeve të vogla. Letërsia shqipe rrugen e saj e nis me perkthimin. Specialistët e letërisë dhe shqipërues, përkthimin e shohin si krijim të dytë të një vepre. Lili Sula, shefe e Departamentit te Letërisë sjell si shembull dëmtimin që i është bërë veprës “Kukulla” të Ismail Kadares në italisht.

Përkthimi është një instrument shumë i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë. Letërsia shqipe e ka të pashmangshme përkthimin, që në gjenezë. Edhe libri i parë njohur deri më sot “Meshari” i Buzukut është një përkthim i teksteve fetare.

Përkthimi është një instrument shumë i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë, aq më tepër kur kemi parasysh letërsi dhe popuj të vegjël, po aq është edhe një instrument i rëndësishëm i formimit të shijeve të leximit.

Shefja e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula, përmes shembullit konkret të librit “Kukulla” të Ismail Kadaresë rrëfen se si një përkthim jo i mirë, nga gjuha burimore e largon lexuesin nga shkrimtari edhe nga vepra e tij.

Lexo po ashtu:  “Kështu foli Zarathustra”

Përkthyesi është një krijues i dytë. Vitet e fundit, statusi i përkthyesit dhe cilësia e veprave të përkthyera ka përmirësime të dukshme krahasuar me fillim vitet 90 , ku dominonte kaosi thekson Tupe.

Për përkthysen Diana Kastrati, asnjë kulturë nuk mund të jetojë e vecuar e bazur tek nje gjuhë ndaj përkthimi është domosdoshmëri kulturore.

Përkthimi si krijim, në këndvështrimin e Edmond Tupes gjatësia e valës së krijuesit dhe përkthyesit duhet të përputhen në mënyrë që lexuesi ta shijojë veprën.

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Botët e përkthyera të letërsisë, nga përkthimi tek krijimi” vuri në qendër të diskuatimit raportin e letërsisë shqipe me përkthimin, që nga fillesat e saj e deri në ditët tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *