Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë zhvilluan të dielën homazhe në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’, gjatë ceremonisë së përkujtimit me rastin e ditës së Dëshmorëve 5 Majit.

Në ceremoninë morën pjesë dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si dhe personalitete të tjera, për të  përkujtuar 5 Majin dhe nderuar dëshmorët e atdheut.

Meta kërkoi reflektim përmes dialogut politik, si e vetmja rrugë që të çon drejt së ardhmes

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakrificat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot”, – tha Meta.

“Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mënyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë”, – theksoi Presidenti.

Lexo po ashtu:  Si më dhunuan serbët: … Edhe na kanë çu aty, unë jom kanë pa vetëdije. Na kanë marrë, na kanë majtë ka dy ka tre, kanë bo çka kanë deshtë me neve…

Kryebashkiaku Veliaj shpreh mirënjohje për dëshmorët, duke i konsideruar ata heronj të vërtetë të veprave të mëdha.

“5 Maji – Dita e Dëshmorëve. Lavdi heronjve të vërtetë, njerëzve të veprave të mëdha, të cilët kanë mbetur të “pavdekshëm” në kujtesën dhe historinë e vendit tonë. Mirënjohje e përjetshme!”, shprehet Veliaj./ atsh/ KultPlus.com

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *