Kombëtarja zhgënjen sërish, duke e mbyllur në barazim 1-1 aventurën në Ligën e Kombeve kundër Islandës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja zhgënjyen ndaj islandezëve në shtëpi, një ndeshje që e luajtën për 80 minuta me një lojtarë më shumë.

Gunnarsson u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës. Kombëtarja ju afrua disa herë golit, por fati nuk ishte në anën tonë.

Në minutën e 33-të, pas një krosimi shumë të bukur nga krahu i majtë, Ermir Lenjani kërcen mjaft mirë me kokë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.

Më tej loja flet e gjitha për Shqipërinë që krijon shanse të shumta shënimi, me Uzunin që shpërdoron shumë, ndërkohë që Cikalleshi ishte më në hije. Në pjesën e dytë kishte minuta dhe për Brojën, i cili shpërtheu mjaft mirë në krahun e djathtë, por në fund nuk arriti të kombinonte me Uzunin.

Lexo po ashtu:  Martinez shumë pranë Barcelonës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *