“Sekreti i lumturisë është të mos bësh gjithmonë atë që do, por që ta duash atë që bën”

“Të gjitha veprat për të qenë të mira, duhet të dalin nga shpirti i autorit”

“Në kujtesë një ditë e zënë është e barabartë me tri ditë kohe të lirë”
“Rregullat për të patur aktivitet fizik:  rregulli 26; shpik numrin më të madh të punëve. Rregulli 27; mos mbaj shërbyes”

“Të shkruash përgjatë jetës një libër të mirë është më se e mjaftueshme, po kaq edhe të lexosh një të tillë”

“Duhet të mësohem që askush, nuk do të më kuptojë kurrë. Ky duhet të jetë fati i përbashkët i njerëzve të vështirë”

Është e trishtë të thuhet se nuk kam qenë i aftë të duroj lumturinë, ashtu sikur nuk kam qenë i aftë të duroj edhe fatkeqësinë.

“Kush ka para, i ka në çantë ata që nuk kanë”

“Paraja është një formë skllavërie që dallohet vetëm nga fakti se është jo personale; nuk ekziston një marrëdhënie njerëzore mes padronit dhe skllavit”

Lexo po ashtu:  Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e tij, duhet të shmangni 10 gjërat e mëposhtme

“Para se t’i japësh një vendi priftërinj, ushtarë dhe mësues, do të ishte më mirë të dihej nëse po vdisnin urie”

“Në sytë e pafundësisë e gjithë krenaria nuk është më shumë se pluhur dhe hi”

“Historia i ngjan një shurdhi i cili u përgjigjet pyetjeve, që askush nuk i bën”

“Sipas mendimit tim, ajo që quhet bukuri vjen vetëm nga buzëqeshja”.

– Leo Tolstoy /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *