Mediat perëndimore njoftojnë se aktualisht po zhvillohet një lëvizje diplomatike për t’i hequr Rusisë vendin e saj në Këshiillin e Sigurimit si anëtar i përhershëm.

Diplomatët po kërkojnë nëse ka ndonjë bazë për nxjerrjen e Rusisë nga presidenca e Këshillit

shkruan “The Guardian”.

Lëvizja lidhet me faktin se e drejta e vetos, sanksionuar që me krijimin e OKB-së, i mundësoi Rusisë të hidhte poshtë një draft rezolutë ku dënohej agresioni i saj ndaj Ukrainës. Një pikë që mund të përdoret është sjellë në vëmendje nga ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya sipas të cilit neni 4 i kartës së OKB-së, sanksionon se Organizata është e hapur vetëm për shtetet paqedashëse që pranojnë termat e saj.

Sipas tij Rusia nuk e përmbush këtë kriter.  Ai ka shtuar se Ukraina i ka kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të organizatës, Guterres që të shpërndajë për anëtarët një memo të vitit 1991, shkruaj nga stafi i Këshillit, që i mundësonte hyrjen si anëtar i përhershëm Rusisë, si pasardhëse e Bashkimit Sovjetik, i cili meqenëse nuk ekziston më, nuk mund të përdoret si argument juridik në mbështetje të aderimit në organizatë me të drejtat që ky entitet ka patur dikur.

Nuk ka asnjë vendim të lejojë Rusinë në Këshillin e Sigurimit. Karta e OKB-së nuk është amenduar asnjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ajo referon ende BS-në dhe jo Rusinë si një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit. Për dallim hyrja e Kinës në OKB në vitin 1991 ishte subjekt i një rezolute

shkruan gazeta.

Lexo po ashtu:  SHBA-ja i bën thirrje Putinit të pranojë realitetin dhe të tërheqë trupat nga Ukraina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *