Shumë replika mbështesnin Gates. “Nëse dëshiron të zhgënjehesh telefono shërbimin e klientit të Tesla,” thoshte një tjetër fans.Përplasen Bill Gates dhe Elon Musk

Elon Musk u kundërpërgjigj në rrjetin social Twitter një interviste të Bill Gates i cili shprehte vlerësim për Tesla por tha se kishte zgjedhur Porsche si makinën e tij të parë elektrike.

Madje Musk i përshkruante bisedat e mëparshme që kishte pasur me themeluesin e Microsoft si zhgënjyese dhe aspak impresionuese.

Këtë përgjigje ja ktheu një fansi të Tesla i cili u tregua u surprizuar nga zgjedhja e Gates dhe thoshte se “është më të vërtetë i zgjuar.”

Shumë replika mbështesnin Gates. “Nëse dëshiron të zhgënjehesh telefono shërbimin e klientit të Tesla,” thoshte një tjetër fans.

Në një intervistë në YouTube me Marques Brownlee, e cila ka marrë mëse 2 milionë shikime, Gates shprehu shqetësimet e tij për makinat elektrike të cilat duhet të përshkojnë më tepër distancë mes dy cikleve të karikimit, të karikohen më shpejtë dhe të kushtojnë më pak.

Megjithatë ai vlerësoi punën e bërë nga Tesla për rritjen e tregut dhe më pas tha se nuk ka zgjedhur këtë markë. Gates ka zgjedhur një Porsche Taycan e cila kushton 103 mijë dollarë.

Lexo po ashtu:  Aplikacioni që ju tregon nëse iPhone juaj është hakuar

Në kontrast Tesla Model 3 fillon nga 40,000 dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *