Dje, Ministritë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë shprehë shqetësimin për situatën politike në Kosovë. Në veçanti, dy vende kanë nënvizuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë evropiane dhe në këtë drejtim presidenti

Macron dhe kancelarja Merkel do të ftojnë Samit të veçantë në Paris. Njëkohësisht, pardje kancelarja Merkel ka shprehur qëndrimin e saj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Për Institutin EPIK Këto zhvillime ndodhin në një sfond të pa precedentë. Këtë javë Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez, ka përkrahur vendimin e Kosovës për heqjen graduale të tarifës 100%.

Në këtë kontekst, Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për ashpërsimin e përplasjeve në mes spektrit politik të Kosovës dhe aleatëve kyç Evropian, si dhe ndasinë e vazhdueshme në mes Kosovës dhe BE-së.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE.

Lexo po ashtu:  Turqia e Erdoganit organizon dyndjen drejt Europës

“Dëshirojmë të nënvizojmë faktin se nga 1 korrik 2020, Gjermania do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së. Si vendi më i madh në BE, Gjermani tani më ka konfirmuar qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në komunikatën e EPIK.

Vazhdimi i diskursit të përplasjes me BE-në, për EPIK-un, do të sjell pasojat negative për vendin, pasi që rrezikojmë të mbesim i vetmi vend pa liberalizimin e vizave për një të ardhme të parashikueshme, ndërsa vend i vetëm pa aplikuar për statusin e vendit kandidat për një të ardhme të pa parashikueshme.

“I rrethuar nga të gjitha vendet të cilat janë duke progresuar drejt BE-së, Kosova rrezikon të mbetet vend i vetëm me ardhme të pa qartë në Ballkanin Perëndimor”, përfundon komunikata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *