Pjesëtarët e Policisë së Kosovës u detyruan të përdorin sprej kundër qytetarëve serbë të Komunës së Shtërpcës, të cilët u përpoqën të ndalonin ekskavatorin për ndërtimin e një mini hidrocentrali, shkruajnë mediat serbe.

Raportohet se 20 persona kanë mbetur të lënduar.

Kjo protestë e cila thuhet se po bëhet për të mbrojtur malet e Sharrit dhe shkatërrimit të tyre nga eskavatorët ka dy muaj që po vazhdon, mirëpo gjatë ditës së sotme ka eskaluar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se ndaj banorëve serbë është përdorur vetëm sprej dhe asnjëherë dhuna, siç po raportojnë mediat serbe.

“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Sindroma e Beogradit” - Qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës nuk janë në gjendje të bëjnë mini Shengenin shqiptar dhe po bëjnë me daulle mini Shengenin serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *