Mes luftës në Ukrainë, tensioneve Kinë-Tajvan, duket se përplasjet në distancë mes Turqisë dhe Greqisë nuk kanë për synim të ndalen.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër qëndrimin e Francës dhe Gjermanisë ndaj Turqisë, duke pretenduar se janë shprehur në mbështetje të Greqisë.

Ai është shprehur i shqetësuar ndaj deklaratave të Ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock pas vizitës së saj në Athinë.

Erdogan më tej ka deklaruar se Gjermania dhe Franca janë kthyer në ‘instrumente të propagandës greke”.

Sa i përket vendit të tij, Erdogan pohoi se pozicioni i Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë, duke shtuar: “Ne e kemi demonstruar edhe një herë këtë rol si pionierë në zgjidhjen e krizës globale të grurit”.

Nga ana tjetër, Mithat Sancar, një politikan i opozitës turke, falënderoi Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, për kritikat e saj të hapura ndaj qeverisë së Erdoganit, gjatë një vizite në vend.

Baerbock kritikoi administratën e Rexhep Tajip Erdogan për të drejtat e njeriut, goditjet ndaj kundërshtarëve dhe një operacion të planifikuar ushtarak në Sirinë veriore.

Lexo po ashtu:  13 marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjatë një konference të përbashkët shtypi në Stamboll dhe më parë në Athinë, ajo gjithashtu mori anën e Greqisë në një mosmarrëveshje territoriale mbi disa ishuj në detin Egje.

Sancar, bashkëkryetarja e partisë opozitare pro-kurde HDP, përgëzoi Baerbock, duke thënë se ajo nuk e kishte shmangur konfrontimin e nevojshëm gjatë bisedimeve me homologun e saj turk.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Gjermania e kishte humbur neutralitetin e saj si ndërmjetës në mosmarrëveshjen territoriale me Greqinë, që nga largimi i ish-kancelares Angela Merkel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *