Vonesa fonologjike ose vonesa e të folurit  është një zhvillim i ngadaltë i etapave të  gjuhës, një problem i lehtë, plotësisht i kalueshëm nëse trajtohet si duhet në kohën e duhur. Ja si ta kuptoni kur bëhet fjalë për një dembelizëm të fëmijës dhe si duhet të silleni ju si prindër.

Nëse një fëmijë 2-vjeçar nuk është në gjendje të ecë ende, sigurisht që duhet të mendojmë se ka një problem në zhvillimin motorik. Por, nëse një fëmijë 2-vjeçar nuk flet, duhet të shqetësohemi, por jo të mendojmë me siguri se ka një problem. Ju duhet të dini se një vonesë në të folur nuk nënkupton një vonesë që ka lidhje me zhvillimin njohës të fëmijës.
Në përgjithësi fëmijët që flasin me vonesë identifikohen në përgjithësi sipas kriterit: fëmija flet 10 fjalë në moshën 18-23 mujore, ose flasin rreth 50 fjalë në moshën 24-34 mujore. Fëmija konsiderohet si një fëmijë që ka një vonesë në të folur, nëse ai ka një zhvillim normal intelektual, social dhe afektiv, dhe nuk ka asnjë problem neurologjik.

Lexo po ashtu:  Sa herë në javë/muaj duhet t’i ndërroni çarçafët që të qëndroni të pastër dhe të shëndetshëm

Ajo që mjekët këshillojnë është stimulimi i fëmijës, i cili vlen për të gjitha moshat:

-Duhet ti lexoni fëmijës tuaj përralla që në moshë të hershme, pra kur ai është ende një bebe.

– Që në moshë shumë të hershme ju duhet të flisni me fëmijën duke i treguar emrat e të gjitha objekteve.
-Ndërsa flisni me fëmijën, ruani një kontakt të mirë viziv.
-Mund t’i stimuloni duke u vendosur të dëgjojnë këngë apo të argëtohen në grupe fëmijësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *