Një hulumtim i kryer nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga Darlene Kertes nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Floridës në Gainesville konrmon se qentë kanë aftësinë për të zbutur stresin e fëmijëve. Shpesh harrojmë se fëmijët janë po aq të rrezikuar nga stresi sa edhe të rriturit
Në një sondazh të kryer nga Shoqata Psikologjike Amerikane u raportua se gati një e treta e fëmijëve të intervistuar kishin përjetuar një simptomë zike të lidhur me stresin. Problemi është se jo vetëm ka probleme afatshkurtra simptomatike për shkak të stresit, siç janë çrregullimet e gjumit, dhimbjet e kokës ose dhimbjet e stomakut, por edhe mundësia e gjendjeve shëndetësore afatgjata të tilla si depresioni, ankthi dhe ulçera.


Ky studim i ri përfshinte 101 familje me fëmijë në mes të moshës 7 dhe 12 vjeç. Të gjitha këto familje gjithashtu kishin një qen. Sigurisht që një studim i tillë duhet të ketë një situatë që do të nxisë një nivel të stresit tek fëmijët që testohen. Këta kërkues zgjodhën t’ju japin fëmijëve pjesëmarrës dy detyra.

Lexo po ashtu:  Pesë mite dhe të pavërteta për njerkat

I pari përfshiu përgatitjen e një fjalimi të shkurtër, të cilin ata më pas duhej t’ua jepnin dy të huajve që shërbenin si “gjyqtarë”.

E dyta përfshinte një problem aritmetik mendor, i cili duhej të kryhej para të njëjtëve gjyqtarë. Gjatë këtyre detyrave hulumtuesit matën nivelet e tyre të kortizolit. Kortizoli është një nga hormonet e stresit të sekretuara nga gjëndrat e veshkave.

Për qëllimet e këtij studimi, fëmijët duhej të angazhoheshin në këto detyra në një nga tre kushtet:
-Në gjendjen e parë prindërit e tyre ishin të pranishëm për të ofruar njëfarë mbështetjeje emocionale.
-Në të dytin vetëm qeni i familjes ishte i pranishëm.
-Në kushtin e tretë askush nuk ishte i pranishëm fare për të ofruar ndonjë formë mbështetjeje. Stresi i përjetuar nga fëmijët është matur para testimit, gjatë detyrave të nxitjes së stresit dhe më vonë pas një periudhe të shkurtër së shpalosjes së detyrës. Në të njëjtën kohë u mblodhën mostrat e pështymës që më vonë mund të testoheshin për përqendrimin e kortizolit.

Lexo po ashtu:  Si të përballemi me humbjen e prindërve…?


Rezultatet zbuluan se nivelet e stresit të fëmijëve u prekën varësisht nga natyra e mbështetjes sociale që ishte në dispozicion. Ndoshta sepse fëmijët gjatë fëmijërisë së mesme (adoleshencës) kanë mësuar të mbështeten më pak tek prindërit e tyre për mbështetje sociale dhe më shumë mbi miqtë dhe të njohurit e tyre, kishte pak ndryshim në përvojën e tyre psikologjike të stresit në mes të kryerjes së detyrave të vetëm ose në prani të prindërve.

Megjithatë, prania e qenit të familjes prodhoi një rënie të konsiderueshme të stresit. Kjo mund të ndodhë sepse qeni siguron mbështetje pa gjykim ose vlerësim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *