Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” është mbajtur së fundmi, ku këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur të rrëmbejë një tjetër çmim “Grammy”.
Ajo u nderua me çmimin si albumi më i mirë i zhanrit pop, ndërkohë në vitin 2019 ajo u shpall artistja e re më e mirë e vitit 2019.

Pas fitores së madhe, Dua u shpreh shumë e lumtur nga gjithë dashuria që mori nga fansat e bashkëpunëtorët.
“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, shkroi Dua përkrah disa fotove të shkëputura nga ceremonia.
Ndërkohë është bërë mjaft virale në rrjet një video e këngëtares. Ajo shfaqet duke u kollitur dhe më pas kërkon ujë nga dikush afër saj për t’u qetësuar.

Dua Lipa në këtë paraqitje të saj ka qenë para gazetarëve në prapaskenë të ceremonisë “Grammy” me trofeun në dorë teksa bënte foto.

Lexo po ashtu:  Leonardo Di Caprio në rolin e producentit, sjell filmin “Ice on Fire”

Në një moment, këngëtarja ndërpret pozimin dhe më pas shihet duke pirë ujë. Mund të themi se Dua ia doli më sukses kësaj situate të sikletshme.

Këngëtarja shqiptare mori tepër vëmendje me paraqitjen e saj, teksa u listua në krye të revistës “Vogue” si artistja e veshur më bukur në “Grammy”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *