Ereksioni i mëngjesit, jo vetëm që është fenomen interesant psikologjik, por mund të tregojë shumë edhe rreth funksionit seksual të pacientit.

Ereksioni i mëngjesit i prek të gjithë meshkujt, bile edhe meshkujt në mitër dhe fëmijët.

Çfarë i shkakton ereksionet e mëngjesit?

Ereksionet e penisit ndodhin si kundërpërgjigje e efekteve komplekse të sistemit nervor dhe sistemit të endokrinës në enët e gjakut të penisit.

Kur jeni të eksituar, në tru fillon një mesazh që dërgon sinjale kimike në nervat të cilat i furnizojnë enët e gjakut të penisit, gjë që e lejon gjakun të qarkullon në penis. Gjaku ngec në muskujt e penisit, gjë që e bën penisit të zgjerohet dhe kjo rezulton në ereksion.

Hormone të shumta janë të përfshira në ndikimin e këtij veprimi të trurit, duke e përfshirë edhe testosteronin – cili është hormoni kryesor mashkullor.

I njëjtë mekanizëm mund të ndodhë edhe pa përfshirjen e trurit, në një refleks të pakontrolluar që gjendet në palcën kurrizore. Kjo e shpjegon atë se përse njerëzit me palcë të dëmtuar kurrizore munden të kenë ereksione dhe se përse edhe ju keni ereksione kur nuk jeni të eksituar.

Lexo po ashtu:  Edhe pse një perime e pasur me vlera ushqyese, kastraveci ka disa efekte anësore

Çfarë rreth ereksioneve gjatë kohës që flemë?

Ereksionet e penisit mund të ndodhin gjatë fazës REM të gjumit (faza në të cilën ëndërrojmë). Ato ndodhin kur zona të caktuara të trurit aktivizohen. Kjo i përfshinë zonat e trurit që janë përgjegjëse për stimulimin e nervave parasimpetik, zonat tjera që janë përgjegjëse për prodhimin e serotoninës etj.

Gjatë fazës REM ndodhin disa ndryshime në sistemin dominant kur aktivizohet. Kjo dukuri nuk ndodhë në pjesët tjera të ciklit të gjumit.

Ky ndryshim në balancë e shkakton veprimin e nervave parasimpetik që rezulton në ereksion. Kjo është krejtësisht spontane dhe nuk kërkon të jeni të zgjuar kur kjo ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *