Me të filluar fëmija të qajë, nëna e tij e merr në krahë, e afron ne kraharor dhe ai e ndërpret të qarën. Ajo që vërehet, është se nëna e mban foshnjën e saj në krahun e majtë. A e dini përse?
Duke e mbajtur foshnjën në krahun e majtë, ajo e mban atë sa më pranë zemrës së saj… A ka nevojë foshnja për këtë?
Rrahjet e zemrës së nënës, janë zëri i pare që foshnja dëgjon para se të lindë. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, foshnja i ndjen të rrahurat e zemrës së nënës. Lëngu që e rrethon embrionin “Amnioni” ia përcjell atij të rrahurat e zemrës së nënës në mënyrë sistematike.
Në barkun e nënës, embrionit i arrin ushqimi i tretur. Aty ai nuk ndjen as uri, as etje dhe nuk vuan aspak nga ndryshimi i temperaturës, e cila në barkun e nënës është konstante, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Pasi të lindë, ai mund të ndjejë të ftohtin ose të nxehtin, mund të ketë uri ose etje.
Me të lindur dhe me të ardhur në këtë botë, foshnja nuk i dëgjon më rrahjet e zemrës së nënës, të cilat e shoqëruan gjatë periudhës kur ishte në barkun e nënës. Prandaj, lidhjet mes rrahjeve të zemrës së nënës me ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë, e bëjnë fëmijën të ketë nostalgji për këtë zë, i cili i kujton ato ditë të bukura që ka kaluar në barkun e nënës. Nëna, duke e afruar foshnjën e saj pranë zemres, i kujton atij rehatinë, ngrohtësinë dhe qetësinë.
Pyetja që lind është: Përse e mban nëna foshnjën në krahun e majtë, pa e kuptuar ?
Padyshim, kjo hyn tek urtësia e Krijuesit që e krijoi njeriun në formën më të mirë.

Lexo po ashtu:  Të disiplinosh një fëmijë në mënyrën e duhur, kjo është pjesa më e vështirë e prindërimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *