Për Papa Françeskun, pandemia që ka paralizuar botën është një “përgjigje e natyrës” ndaj njerëzve që për shumë gjatë injoruan krizën ekologjike. Gjatë intervistës së fundit, publikuar në The Tablet, ai tha se njerëzit duhet ta shohin këtë izolim si një mundësi për të reduktuar prodhimin dhe konsumin si dhe gjithashtu për të mësuar se si ta kuptojmë dhe ta vëzhgojmë natyrën.

“Ne nuk i kemi dhënë kurrë përgjigje katastrofave të pjesshme. Kush flet tani për zjarret që ranë në Australi? Kush i kujton më tani përmbytjet? Nuk e di nëse kjo është një hakmarrje e natyrës, por sigurisht është një përgjigje e saj!”- u shpreh Papa.

Pse Papa e quan koronavirusin ‘përgjigje të natyrës’Pandemia ka ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën se si Vatikani operon. Tani meshat që Papa Françesku mban janë bosh, ndërkohë që të dielat atje në ditë normale ishin të mbipopulluara nga turistët.

Papa, i cili ka patur probleme me mushkëritë që në të 20-at e tij, ka rezultuar negativ ndaj Covid-10 në të dy testimet e kryera. Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka jetuar i distancuar nga njerëzit, ka gjithnjë një antibakterial me vete dhe ushqehet i izoluar. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Papa tha se po shërohet nga bronkiti dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon duke u lutur që kjo kohë e pasigurtë për njerëzimin të kalojë sa më shpejt.

Lexo po ashtu:  Galaxy Z Flip një hit, shiten të gjitha njësitë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *