Si edhe me rastin e kollitjes kur nxjerrim “tepricën” e dëmshme nga rrugët e frymëmarrjes, kur teshtijmë nxjerrin atë që na “sulmon” hundën: polenin, pluhurin, bakteret, viruset… Teshtitja është mënyra në të cilën trupi ynë mban të pastër sinuset dhe gavrën e hundës.

Nganjëherë sulmon sëmundja, nganjëherë ndodhë vetëm ndonjë dukuri irrituese “qesharake” (p.sh. kur nuk mund të ndërprisni teshtitjen, kështu që para gjithë personave që ndodhen në afërsi tuajën bëheni qesharak, ndërkaq ju thonë “shëndet”).

Ky “eksplozion i brendshëm”, si edhe kolla, fillon me marrjen e frymës dhe me “mbylljen” e tejzave të zërit. Mirëpo kur është fjala te teshtitja, gjuha dhe njerithi bllokojnë rrugën ajrit, kështu që në vend që vetëm nga goja, ajo “shpërthen” edhe nga hunda.

Lexo po ashtu:  Frutat më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *