Të rriturit të cilët jetojnë vetëm kanë më shumë gjasë që ta kenë të njëjtin çrregullim mendor, duke përfshirë ankthin dhe depresionin.

Ky është përfundimi i një studim të ri të realizuar këtë javë nga revista PLOS ONE, e cila ka mbledhur të dhëna nga tre hulumtime tjera të cilat janë bërë në Britaninë e Madhe, për një kohë prej dy dekadave, raporton MSN News.

“Në studimin tonë, mundësia e një çrregullimi mendor të njëjtë, është më e madhe tek individët të cilët jetojnë vetëm në krahasim me ata që ndajnë vendbanimin me të tjerët. Duke analizuar variabla të ndryshueshme, kemi marrë një sinjal pozitiv të lidhjes mes jetës në vetmi dhe çrregullimeve mendore” tha Louis Jacob, autori i studimit.

Hulumtuesit i mblodhën të dhënat të cilat janë gjetur nga hulumtime të vitit 1993, 2000 dhe 2007, ku ishin të përfshirë 20.000 të rritur.

Mes vitit 1993 dhe 2007, indikacionet e çrregullimeve tek personat që jetojnë me të tjerët është rreth 8.8 dhe 10.7 shkallë, ndërsa tek ata që jetojnë vetëm, 14.1 deri në 16.4 shkallë.

Lexo po ashtu:  COVID-19/ Pse buka nuk duhet prerë më nëpër furra

Pra, mundësia e një çrregullimi mendor tek personat që jetojnë vetëm, mund të jetë dyfish më e mundshme sesa tek ata që jetojnë me të tjerët.

Çrregullimet më të shpeshta, janë depresioni dhe ankthi. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *