hanpirjes dhe kancerit të mushkërisë tek meshkujt”, tregon autori kryesor i studimit, Brasky Theodore, epidemiolog në divizionin e hulumtimit dhe parandalimit të kancerit tek Kolegji Mjekësor Universitar Shtetëror i Ohajos. “Nëse sheh tek shishet e suplementeve të vitaminës B …ato janë diku aty mes 50-fish nga sasia e rekomanduar çdo ditë deri në 2.100-fish”, thotë Brasky.

Injektimet e vitaminës B12 janë bërë gjithashtu “modë” këto vitet e fundit”. “Në sasi të ulëta, këto vitamina përfshihen në një sërë procesesh të rëndësishme në trup. Por, dozat e larta të këtyre suplementeve pretendohet se rrisin energjinë dhe sigurojnë përfitime të tjera të paprovuara shkencërisht”. “Ky është marketing, nuk është shkencë”, shprehet Brasky. Studimi u kufizua vetëm tek 77 mijë njerëz nga Uashingtoni, të moshës 50-76 vjeç. Gjatë studimit u analizuan 139 raste me kancer të mushkërisë nga më shumë se 3200 meshkuj duhanpirës aktualë. Mbi 93% e pjesëmarrësve i përkisnin racës së bardhë. Ndërsa për kancerin e mushkërisë tek joduhanpirësit u përfshinë shumë pak raste në studim. Tek femrat nuk u vu re një rritje e rrezikut të kancerit mushkërisë.

Lexo po ashtu:  5 probleme shëndetësore që ju pengojnë rënien nga pesha

Vitamina B9, e njohur gjithashtu si folate, thuhet se nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Hulumtues të tjerë kanë arritur në të tjera përfundime. Disa studime e lidhin vitaminën B6 me rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të mushkërisë, ndërsa të tjera kanë zbuluar se vitamina B12 nuk ka asnjë ndikim tek ky rrezik. Autorët e studimit më të fundit thonë se kjo mospërputhje mund të jetë pasi këto studime i kanë bërë matjet e vitaminave B nga gjaku dhe jo nëpërmjet pyetësorëve dietik, siç kanë bërë ata. Ose mund të jetë sepse vetë kanceri i mushkërisë rrit nivelet e këtyre vitaminave në trup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *