Statistikat janë të papërmbajtshme: “Trashja është shkaku kryesor i vdekjes në një botë që mund të parandalohet”. Në “listën e lartë të 5 faktorëve që shkurtojnë jetën tonë” janë trashja, diabeti, pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit të keq.

Bazuar në të dhënat e analizuara, hulumtuesit pohojnë se sëmundjet e lartpërmendura ose “zakonet e këqija” më së shumti shkurtojnë jetëgjatësinë mesatare të amerikanëve. Glen Taxler, hulumtues në klinikën e Klivlendit, paralajmëron njerëzit në gjithë botë se si dieta dhe stili i jetës shtojnë rrezikun e vdekjes të njerëzve të zakonshëm. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se sa e rëndësishme është që për jetëgjatësinë të llogaritim se si kemi zakone të shëndetshme, duke kontrolluar peshën e trupit, diabetin dhe ushqimin e shëndetshëm.

Trashësia për 47 për qind shkurton jetën më shumë se sa pritja e duhanit. Rezultatet preliminare të analizës u prezantuan në takimin vjetor të “Shoqërisë Amerikane për Mjekësi të Brendshme të Përgjithshme” në Uashington. Megjithëse “vdekja nuk mund të shmanget”, faktet thonë se rreziku i vdekjes së parakohshme mund të zvogëlohet:

Lexo po ashtu:  ”Nuk kam ardhur tu ndjek, por kam ardhur të marr pjesë!” “Po si do të qëllosh pa dorën e djathtë?!” e pyetën ata të habitur. “Do të përdor dorën e majtë!” - Qitësi me pistole, Karoly Takacs

– duke ruajtur peshën e shëndetshme të trupit

– kontrollin dhe mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak në nivelet e kërkuara

– duke shmangur pirjen e duhanit

– duke mbajtur parasysh mirëmbajtjen e rregullt të presionit të gjakut

– duke marrë parasysh nivelin e kolesterolit

– angazhimi në aktivitete fizike

– duke zgjedhur ushqime të shëndetshme.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *