Për pothuaj po aq vite sa ka qenë në syrin e publikut, gjuhëtari i famshëm dhe filozofi anarshist, Noam Chomsky, ka bërë deklarata që mund të kenë diskredituar akademikët e tjerë. Ndoshta librat e tij të shumtë, artikujt, leksionet, intervistat etj., kanë një peshë të tillë për shkak të statusit të tij si “gjuhëtar i famshëm” si dhe aktivitetit të gjatë në Massachussetts Institute of Technology. Por ka më shumë në jetëgjatësinë e tij, si një kritik i respektuar i fuqisë shtetërore të SHBA. Zëri i tij mbart autoritet, për shkak se Chomsky i mbështet argumentat që hedh, me analiza të imtësishme erudite të teorisë ekonomike, historisë dhe filozofisë politike.

E kemi parë të bëjë pikërisht këtë gjë në kundërshtimin e tij të fortë ndaj Luftës së Vietnamit, që në fillimet e karrierës së tij si aktivist, si dhe në kritikat që u bënte luftërave përmes të tretëve, shtypjes imperialiste, si dhe rrëmbimit të burimeve natyrore nga ana e korporatave të mëdha, në Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore. Kur vjen fjala tek skena e brendshme e SHBA, një prej kritikave më të vazhdueshme të Chomskyt, kanë të bëjnë me mënyrën se si amerikanët bëhen të besojnë se veprimet e vendit të tyre jashtë janë të justifikuara, ashtu sikurse dhe veprimet ndaj qytetarëve të vet. Mund të debatojmë nëse SHBA është një demokraci apo një republikë, por sipas Chomskyt, të dyja idetë mund të jenë iluzione.

Lexo po ashtu:  “Pa kontrata, ngacmimet seksuale, censura dhe stresi” del raporti për punën e gazetarëve në Shqipëri

Në vend të kësaj, argumenton Chomsky në librin e tij “Prodhimi i Miratimit” – kritika e tij e vitit 1998 ndaj “ekonomisë politike të masmedias” – se mas media na shet idenë, që ne kemi të drejtë aktivizimi politik.

Sipas Chomskyt, mekanizmat ndahen në Pesë Filtra.

  1. Pronësia e Medias – Qëllimi i të gjithë organizatave të masmedias është fitimi. “Eshtë në interesin e tyre që të shtyjnë për gjithçka që e garanton këtë fitim”.
  2. Reklamat – Mediat kushtojnë më shumë se sa paguajnë konsumatorët: boshllëkun e plotësojnë kompanitë që bëjnë reklamë. Për çfarë paguajnë ato? Për akses tek audiencat. “Nuk është se media thjesht po ju shet një produkt. Ato gjithashtu po u shesin kompanive reklamuese një produkt: ju”.
  3. Elita e mediave – “Gazetaria nuk mund të jetë një kontrollor i pushtetit, sepse vetë sistemi nxit bashkëpunimin me të. Qeveritë, korporatat dhe institucionet e mëdha e dinë se si të influencojnë median. Ato e ushqejnë me scoop-e dhe intervista me ekspertë të supozuar. Ato e bëjnë veten si tejet të rëndësishme në procesin e gazetarisë. Nëse ju doni të sfidoni pushtetin, përfundoni në periferi. Ke humbur aksesin”.
  4. Materiali për median – “Kur lajmi është i pavolitshëm për pushtetin, do të shihni menjëherë në veprim makinerinë e ushqimit me lajme: burime diskredituese, artikuj dëmtues, dhe devijim të bashkëbisedimit”.
  5. Armiku i përbashkët – “Për të prodhuar pëlqim, të duhet një armik, një shënjestër: Komunizmi, terrorizmi, imigrantët… një gogol për të patur frikë, që ndihmon për të futur në vathë opinionin publik”.
Lexo po ashtu:  “Nuk kam shkruar kurrë gënjeshtra, për para”. Mesazhi reflektues i Oriana Fallacit për çdo gazetar

Libri i Chomskyt ofron një analizë kirurgjike të mënyrave se si mas mediat “prodhojnë pëlqim” për një status quo, që shumica e njerëzve në fakt nuk e duan. Megjithatë, pavarësisht gjithë kritikave të kohëve të sotme, mbi dështimin dhe bashkëfajësinë e masmedias, këto kohë nuk dëgjojmë askënd t’i referohet “prodhimit të Pëlqimit”.

Ndoshta teoria dhe kritika e medias, si e Chomskyt, apo vepra e Marshall McLuhan, Theodor Adorno, apo Jean Baudrillard (të gjithë mendimtarë shumë të ndryshëm), nuk është më e preferuar në botën e 140-gërmave. Megjithatë, në fund të viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, kjo teori fitoi shumë vëmendje.

Dëshira jonë për shpërblim të menjëhershëm dhe opinion të pasfiduar ka vënë përfund aftësinë tonë për t’ia nënshtruar të gjithë fenomenin e mas medias, analizës kritike, teksa hidhemi nga një shkëmb në tjetrin e nga një krizë në tjetrën. Por nëse krijojmë pak kohë për të lexuar librin e Chomskyt, ndoshta do të gjendemi më të prirur për të vlerësuar mësymjen e propagandës, të cilës i nënshtrohemi sekondë pas sekonde.  /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Cilat media serbe përhapin propagandën e Putinit dhe Vuçiqit sipas të dhënave të BE-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *