T’i kërkosh një gruaje që të dojë një fëmijë të cilin nuk e ka “parashikuar” ose i ka dhënë jetë, është si t’i thuash dikujt që të zgjedhë një fëmijë rastësisht dhe ta dojë përjetësisht.

Marrëdhëniet kanë nevojë për kohë, mos i lejoni të tjerët që të “stabilizojnë” ritmet e familjes suaj. Reagoni me xhentilesë dhe respekt reciprok.

Realitet

Sapo shihni të shkruhet apo dëgjoni të flitet për njerkat, menjëherë mendoni negativisht! Nuk mendoni se ka ardhur koha t’i shihni gjërat pak më ndryshe në këtë drejtim. Ja disa argumente… Të qenët njerkë është si të kesh një sekret të vogël, por të sikletshëm, për të cilin nuk dëshiron t’i flasësh askujt. Pavarësisht statistikave mbi familjet e mëdha, ku 42% e amerikanëve pohon se ka të paktën një të afërm “të huaj”, shumë persona shtrembërojnë fytyrën kur bie fjala për “njerkën”.

Kjo shpjegon se përse femrat shpesh shmangen të flasin, qoftë gjatë ndeshjeve të kalçetos së djemve ose te festat e fqinjëve. Ndërkohë, në të paktat raste kur hapet debati mbi këtë temë, shpesh miqtë ose familjarët ofrojnë këshillat e tyre mirëdashëse. Por sa keq që nuk e dinë se çfarë domethënie kanë.

Dhënia e këshillave të duhura për njerkat, si për një familje “natyrale”, është një gjë absolutisht e panevojshme, sepse normalisht familjet me njerkë, në rastin konkret, janë shumë të ndryshme nga ato origjinalet. Ja atëherë se cilat janë pesë “mitet” apo “gënjeshtrat” që njerkat janë të detyruara t’i dëgjojnë shpeshherë, por edhe arsyet e duhura për t’i injoruar këto të pavërteta.

Lexo po ashtu:  Kur prindërit të ofendojnë: Ja përse kurrë nuk bën të hidhërohesh me ta!

Gënjeshtra e parë: “duhet t’i doni fëmijët e burrit si të ishin të tutë”

Rënia në dashuri me dikë nuk do të thotë të duash domosdoshmërisht edhe fëmijët e tij. T’i kërkosh një gruaje që të dojë një fëmijë të cilin nuk e ka “parashikuar” ose i ka dhënë jetë, është si t’i thuash dikujt që të zgjedhë një fëmijë rastësisht dhe ta dojë përjetësisht.

Kjo nuk është aspak një gjë realiste, por as edhe e drejtë. “Besimi” në fjalë i bënë shumë gra të dashura dhe të kujdesshme që të ndihen në faj. Marrëdhëniet kanë nevojë për kohë, mos i lejoni të tjerët që të “stabilizojnë” ritmet e familjes suaj. Reagoni me xhentilesë dhe respekt reciprok. Nëse dashuria do të lindë vetvetiu, atëherë kjo do të ishte një vlerë e shtuar dhe e mrekullueshme.

Gënjeshtra e dytë: “nëse do të jeni e këndshme me fëmijët e “rinj”, atëherë ata do të pranojnë”

Edhe pse mund të jeni fantastike, fëmijët e burrit tuaj ju refuzojnë sërish. Për ata, pranimi i partneres së re të babait është si një lloj tradhtie ndaj së ëmës. Kjo gjë madje mund të ndodhë edhe në rastin kur mamatë nuk janë as në ndërgjegjen e tyre. Pra, çfarë ndodh kur fëmijët e burrit tuaj janë kaq shumë të fiksuar me këtë lloj besimi? Diçka për këtë ka folur asistentja e huaj sociale, Brenda Snyder: “Duhet ta pranoni, mos e merrni personale. Duhet gjithashtu që të adaptoheni me rolin e dëshiruar prej fëmijëve, në mënyrë që të garantojë respektin që meriton çdo i rritur. Pra, fillimisht lërjani atyre në dorë që të përcaktojnë kohën e kësaj marrëdhënieje të veçantë”. Respekti i tyre për “ligjshmërinë” nuk varet nga ju. Një fëmijë nuk mund të përqafojë nëse i ka duart e lidhura.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të bëj nëse dyshoj se fëmija im është abuzuar seksualisht

Gënjeshtra e tretë: “duke qenë një njerkë ju jeni një prind”

Njerkat nuk duhet të kushtëzohen me prindërimin. Jemi aq shumë të tërhequr nga katër shkronjat, M-A-M-A, saqë harrojmë se roli i “gruas së babait” është shumë i thjeshtë! Shumë fëmijë preferojnë ta mendojnë kështu, sidomos kur të dy prindërit e vërtetë kanë një rol aktiv në jetët e tyre. Nuk është e thënë se duan një prind të tretë, madje për disa kjo është një gjë shumë e bezdisshme. Pra, jeni thjesht të rritura, të përgjegjshme dhe lini që prindërit të bëjnë punët e tyre.

Gënjeshtra e katërt: “fëmijët duhet të jenë prioriteti juaj”

T’i vini nevojat e fëmijëve të burrit përpara tuajave, mund t’i bëni ata dhe partnerin tuaj të mendojnë se nevojat tuaja janë më pak të rëndësishme se të tjerat. Familja e madhe kërkon bashkëpunim të ndërsjellë. Po, jeni të rritura, por edhe ju keni dëshira dhe meritoni të jeni plotësisht të lumtura. Bëni kujdes, nëse ndiheni të stresuara dhe të mërzitura, mbase po i anashkaloni nevojat tuaja prej shumë kohësh.

Lexo po ashtu:  Ky është tipari i përbashkët i fëmijëve të suksesshëm, s'ua merr mendja për çfarë bëhet fjalë

Gënjeshtra e pestë: njerkat janë të këqija

Një njerkë duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të mos u quajtur e “keqe”. Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj legjende është që të mos ndikoheni tashmë nga kjo lloj klisheje. Jepni shembullin e mirë. Mos u ndieni në siklet që të thoni se jeni njerkë. Ecni përpara me kokën lart dhe tregojini botës se çfarë do të thotë të qenët një njerkë, një grua inteligjente, e dashur dhe e kujdesshme, shkruan gazeta shqip. Një grua që jep më të mirën nga vetja, edhe në situatat më të komplikuara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *