Poezi nga Avni Dehari

(Bijve të mi, që bumbën jetën në rrethana të errëta:
Arbënori më 2014 dhe Astritit më 2016)

Atdheu dhe alfabeti
Kurorë nderi vunë shkronjën A.
Për hapat drejt agimeve të purpurta,
A-ja brerore edhe në emrat Tuaj!

E rëndë dhembja,
Sa pesha e Alpeve Shqiptare!
Sa dheu i gjakut tonë!

E thellë dhembja,
Sa thellësia e Adriatikut,
e Jonit valëshumë,
E oqeanit të pafund!

E lartë Krenaria
Sa kreshtat e Sharrit,
Sa kupa e qiellit mbi Atdheun tonë!

Krahëhapur krenaria,
Si fushat e gjera,
Si rrafshnaltat e bjeshkëve,
Si shqiponja jonë e shenjtë
Në qiellin e paanë!

Hijerëndë krenaria,
Si pyjet e dendura!
Si Moti i Madh
Në oqeanin e kujtesës sonë!

Det i trazuar pikëllimi
Plot valë ngushëllimi, freskie e krenarie
Cep më cep zemërdhembshurës sonë,
Për Ju,
Që hodhët hapin me shkronjën e parë të ATDHEUT!/MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Kurti për Euronews: “Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *