Ngritja e memorialit në Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës për të rënët në mbrojtje të Erdogan gjatë grushtit të shtëtit të 15 korrikut 2016 në Turqi për analistin amerikan David Phillips është një marrëveshje mes Presidentit turk dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Profesori i Universitetit të Kolumbias nuk nguron ta quajë zotin Rama si qenush të Erdogan, duke thënë se afërsia mes të dyve u shërben më tepër interesave personale të kryeministrit të Shqipërisë dhe synimeve të Ankarasë për të goditur lëvizjen gyleniste në Shqipëri.

Phillips flet për mungesë të theksuar transparence si nga Ministria e Jshtme e Shqipërisë ashtu dhe nga Bashkia e Tiranës që nuk e kaloi këtë vendim në asnjë konsultim publik me qytetarët.Sipas  zotit Philips, autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij së këtij memoriali.

Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent– thekson Philips për Zërin e Amerikës.

Lexo po ashtu:  Navalny: Dilni në rrugë, mos keni frikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *