Prevalenca e sëmundjes arteriale periferike është rritur ndjeshëm kohët e fundit në mbarë globin. Kjo sëmundje ka të bëjë me një problem që prek qarkullimin e gjakut ose kur depozitat yndyrore në arteriet kufizojnë rrjedhën e gjakut në këmbë dhe kofshë. Kjo sëmundje kufizon kështu aftësinë e të ecurit, madje mund të nxisë edhe shfaqjen e gangrenësh duke nxjerrë në pah nevojën për ndërhyrje kirurgjikale apo amputim të gjymtyrëve. Sipas studimeve, pacientët me sëmundje arteriale periferike janë tre herë më shumë të rrezikuar nga një goditje të dytë në tru, një goditje në zemër, ose nga vdekja disa vjet pas goditjes fillestare.
Simptomat e Sëmundjes Arteriale Periferike Disa prej simptomave më të përhapura të sëmundjes janë: Rënie të qimeve në gjymtyrë Mpirje të këmbëve Thonj të brishtë Pl agë të hapura e të pashëruara në këmbë ose në kofshë Ndryshim të ngjyrës ose mavijosje të lëkurës së gjymtyrëve Shkëlqim të lëkurës Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek? Nevoja për tu konsultuar me një mjek specialist është më e madhe kur njeriu vëren se ka dhimbje të përsëritura të këmbës apo kofshës gjatë aktivitetit fizik.
Kjo sëmundje diagnostikohet nga mjeku i cili duhet të krahasojë tensionin e gjakut në kyçin e dorës me atë të këmbës. Nëse ndryshimi është diku tek dy pikëshi, atëherë një gjë e tillë tregon një problem në qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme. Faktorët e Rrezikut Të Sëmundjes Sipas ekspertëve, faktorët e mëposhtëm rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes
Bëhet fjalë për: Duhanpirjen Diabetin e tipit 2 dhe 1 Tensioni i lartë i gjakut Kolesterolin e lartë në gjak Plakjen Trajtimet e Sëmundjes Arteriale Periferike Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo sëmundje trajtohet nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetës dhe barnave. Njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm, të humbasin peshë nëse janë mbipeshë dhe të konsumojnë sasi të pakëta të alkolit.
Kakaoja Kundër Dhimbjeve Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjerojnë se kakaoja është një erëz aromatike që mund të lehtësojë dhimbjet që përjeton një person i prekur nga kjo sëmundje gjatë ecjes. Kakaoja përmban epikatekinë, e cila përmirëson dhe fuqizon qelizat që transformojnë ushqimin në energji por edhe që e përçojnë atë tek muskujt. Një studim që analizoi performancën e 44 personave të prekur nga kjo sëmundje zbuloi se kur ata pinin kakao tre herë në ditë për gjashtë muaj, arrinin të ecnin 42.6 metra më shumë në krahasim me pacientët e tjerë. Gjithësesi, këto gjetje kanë nevojë të konfirmohen nga studime të një shkalle më të gjërë për tu ardhur më pas në ndihmë pacientëve që vuajnë prej kësaj sëmundjeje.