Tentativa e Samsung në botën e asistentëve virtualë, S Voice debutoi në 2012-ën me Galaxy S3 dhe ishte jo vetëm i ngadaltë por edhe plot probleme përdorimi.
Gjatë këtij viti Samsung do të “vrasë” përgjithnjë asistentin virtual S Voice i cili kurrë nuk pati kurajon të përballej me Apple Siri.
Në faqen e mbështetjes dedikuar S Voice, ky i fundit nuk do të ofrohet më pas datës 1 Qershor.
Tentativa e Samsung në botën e asistentëve virtualë, S Voice debutoi në 2012-ën me Galaxy S3 dhe ishte jo vetëm i ngadaltë por edhe plot probleme përdorimi.
S Voice mund të vendoste përkujtues dhe të bënte thirrje, por nuk u përgjigjej dot pyetjeve të përdoruesit në formë bisede siç mund ta bëjnë Siri dhe Google Assistant.
Esencialisht Samsung zëvendësoi S Voice me Bixby duke filluar me Galaxy S8 por as edhe ky i fundit nuk ka arritur të impresionojë përdoruesit. Disa pajisje si Galaxy Watch dhe Galaxy Active kanë Bixby të instaluar.
Pas 1 Qershorit Gear S3 dhe Gear Sport do të përditësohen nga S Voice në Bixby duke i dhënë kështu fund jetës famëkeqe të asistentit.