Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë dhe profesorë të nderuar të historisë antike. Është figura më e jashtëzakonshme e Ilirisë së Jugut që ka një vend të veçantë në historinë antike të Mesdheut, ku kjo e fundit cilësohet si djepi i qytetërimit evropian.

Si çdo figurë e madhe dhe e glorifikuar, Pirroja i Epirit ka qënë subjekt i kreativiteteve më pjellore në fushën e artit, qoftë pikturë, skulpturë, mozaik etj. Pikturat të famshme me protagonist Pirron paraqiten të kompozuara nëpër beteja, si ajo e Herakleas apo dhe zbarkimi i tij në Itali me elefantët.

Por pikturat më me interes na shfaqet kur ai ishte një bebe, dhe rritej në oborrin e mbreti Glauk. Pikturat paraqesit mbretin Glauk dhe Pirron e vogël, foshnje të brishtë, që mundohet të kapet tek froni i Glaukut, duke i dhënë kështu një konatacion që të jep idenë se ajo foshnje e dinte fatin e saj të lavdishëm në një ardhme të largët.

Lexo po ashtu:  Rrëfimi i Rexhep Qosjes : Për Shqipërinë që dua unë!

E vetëformon psikikën në atë mënyrë duke besuar se edhe ai një ditë do të ulej në një fron me lavdi.

Piktura më e famshme e këtij episodi të hershëm të Pirros është realizuar nga Nicolas-René Jollain në vitin 1779.

Piktura tjetër është realizuarn ga François-André Vincent, dhe mendohet se është punuar në shek. XIX./MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *