Me aeroplanin e saj bambardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë. Kjo është Faruza Kallaba, shqiptaro-amerikanja e parë që për 78 ditë intervenim pati një rol shumë të rëndësishëm.

Ajo krenohet për këtë mision të vështirë që kishte. Sipas saj, në atë mënyrë ajo po ndihmonte atdheun e babait të saj.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Ajo dhe familja e saj ishin shpërngulur nga Arabia në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jetojnë sot.

Ajo është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte femra e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Frika ime më e madhe është që mungesa e edukatës në rrjetet sociale, të shtohet edhe në jetën reale”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *