Ndërsa turistët nëpër Europë pyesin nëse është e sigurt të kthehen në vendet e preferuara të sezonit të verës, mbikëqyrësi mjedisor i Bashkimit Europian, renditi ujërat më të pastra të bllokut.

“Ujërat më të pastra të Europës gjenden në Qipro, Austri, Maltë, Greqi dhe Kroaci”, njoftoi Komisioni Europian dhe Agjencia Europiane e Mjedisit, me bazë në Kopenhagë (EEA). Sipas raportit, këto vende morën vlerësime të shkëlqyera për të paktën 95% të ujërave në territorin e tyre. Në Qipro, 99,1% e të gjitha plazheve u vlerësuan me nivelin më të lartë të cilësisë.

“Vizitorët e shqetësuar për koronavirusin gjatë larjes në det duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve kombëtare ose lokale”, njoftoi agjencia. Kjo agjenci testoi cilësinë e ujit në rreth 22 300 plazhe, lumenj dhe liqene në të 28 vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe vendet joanëtare të BE-së, Zvicrën dhe Shqipërinë.

Lexo po ashtu:  Lukashenko akuzon perëndimin se “po fillon një luftë moderne hibride në Minsk”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *