Kur nuk ka futboll, nuk ka transmetime televizive, kështu që nuk ka para nga të drejtat e TV, nuk ka para nga biletat, thjesht, pagat duhen të zvogëlohen.

Kjo është ajo që po ndodh në të gjitha klubet e botës, dhe njëjtë po ndodh edhe në Francë.

Në shumë vende të Evropës, skuadrat e mëdha kanë arritur marrëveshje për zvogëlimin e pagave të lojtarëve për një kohë të caktuar, derisa të kalojë COVID-19.

Drejtuesit e PSG-së kanë dalë me një plan interesant dhe revolucionar për uljen e pagave. Kampionët e Francës vendosën që lojtarët që fitojnë më shumë, do të kenë ulje më të madhe të pagave.

Lojtarët me pagën më të madhe, do të kenë ulje deri në 50 qind, ndërsa për lojtarët tjerë do të përcaktohen në baza mujore.

Kështu, Neymar i cili fiton pothuajse tre milionë euro në muaj, do të humb 50 për qind të pagës, njëjtë edhe Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe lojtarët tjerë më të pasur te PSG.

Lexo po ashtu:  Valverde pritet të marrë drejtimin e gjigantit të La Liga

PSG këtë plan e ka paraqitur para drejtuesve të Ligue 1, dhe sipas medieve në Francë, udhëheqja e ligës beson se kjo zgjidhje do të ishte ideale për të gjitha skuadrat në Ligue 1.

Uljet do të duken kështu:

50% për lojtarët që fitojnë më shumë se 100,000 € në muaj

40% për lojtarët që fitojnë midis 50,000 dhe 100,000 euro në muaj

30% për lojtarët që fitojnë midis 20,000 dhe 50,000 euro në muaj

20% për lojtarët që fitojnë midis 10,000 dhe 20,000 euro në muaj.

Lojtarët, paga e të cilëve është nën 10,000 euro, nuk do të humbasin asgjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *