Mënyrat dhe recetat për të humbur peshë janë nga më të ndryshmet, por sidomos në këtë periudhë të vitit, ka disa këshilla karakteristike nga specialistët, të cilët rekomandojnë, mbi të gjitha, një regjim të mirë të ushqimit, një gjumë të qetë dhe jetë sa më aktive.

Ha shpesh nga pak

Konsumo sa më shumë produkte në porcione të vogla. Sa më shpesh që mund ta bësh këtë, aq më mirë është, sepse kjo mënyrë të ushqyeri të ndihmon për të pasur një metabolizëm më të mirë dhe veten ta ndiesh lehtë gjatë gjithë ditës.

Zgjidh produktet e stinës

Çelësi i një peshe ideale dhe një metabolizmi unik janë produktet e stinës. Pranvera është e pasur me fruta dhe perime, kështu që është e këshillueshme të zgjedhësh sa më shumë bishtajore, perime jeshile, por edhe produkte që stimulojnë tretjen.

Pi sa më shumë ujë

Edhe kjo është një këshillë e njohur dhe e përsëritur tashmë, por mjaft e rëndësishme që të ndihmon shumë të biesh nga pesha. Përveç faktit që të krijon ndjenjën e ngopjes midis vakteve, uji në të njëjtën kohë është çelësi i një organizmi të hidratuar dhe të pastruar nga toksinat.

Lexo po ashtu:  Këshilla/ Pse duhet të hani kos me boronica 3 herë në javë

Sa më shumë aktivitet fizik

Nëse do të humbasësh peshë në një kohë të shkurtër, aktivitetin në natyrë duhet ta kesh në axhendën e përditshme. Duke kombinuar ushtrimet e ndryshme fizike do të kesh mundësi të djegësh shumë kalori dhe të biesh më lehtësisht nga pesha. Aerobia është një nga aktivitetet që po të kombinohet me ushtrime të ndryshme si ecja, biçikleta etj., të jep mundësi që të djegësh kalori në një kohë të shkurtër. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *