Pleshti
Dikur nje mbret na ishte
Dhe thuhet kish nje plesht,
Te cilin si ferishte
Me zemer fort e desht.
Nje rrobaqepes solli
Per pleshtin zoteri
Dhe hijshem e mbeshtolli
Me rrobe si flori

N’atllas edhe kadife
U vesh ky trim serbes:
Kordhele n’rrobe I shihje
Dhe kryqin mu ne mes.
Ministri erdh I ntrashur,
I beri ndere plot,
Dhe fare e fis I dashur
Iu fal me gas e lot.

Keshtu fisniket vajten
N’oborrin mbreteror;
U ndezen dhe u krojten
Princeshe e sherbetor:
Se ligjin s’e leshuan
Qe pleshtin e denon,
Ndersa ne krejt e shuajme
Ate qe na pickon.

/Goethe/

Boigrafia

Johann Wolfgang Goethe lindi në Frankfurt am Main dhe vdiq në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk “Johann Wolfgang von Goethe”. Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Weimarit.

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.

Lexo po ashtu:  Charlie Chaplin: Unë kam fatin e mirë të jem burri i një gruaje të mrekullueshme

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar “Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *