Tifo-grupi i shqiptarëve të Kosovës, Plisat janë distancuar nga ish kryetari i tyre, Albert Kastrati.

Sipas një postimi të gjatë të publikuar nga tifo-grupi shqiptar, “Plisat” – ata janë distancuar nga “Tigri”, pas disa keqkuptimeve materiale lidhur me ndihmat për shtetin e Shqipërisë në kohën kur ndodhi tërmeti, gjithnjë sipas Plisave, percjell MekuliPress.com

Ja njoftimi i tyre
:

PLISAT DISTANCOHEN NGA ALBERT KASTRATI – TIGRI

Të nderuar Plisa, prishtinas e shqiptarë, po ju drejtohemi me këtë letër, për arsye informimi.

Ngjarja e para një viti, e datës 26.11.2019, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti, në Shqipëri, tregoi gatishmërinë për ndihmë e unifikim për kombin tonë, e në anën tjetër shpalosi edhe tradhëtarët që i kemi pasur mes nesh. Për shkak të korrektësisë e transparencës, ndjejmë përgjegjësinë që t’ju informojmë lidhur me këtë ngjarje turpëruese.

Siç jeni të informuar, ish-kryetari ynë, Albert Kastrati-Tigri, përmes facebook-ut pati dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit Plisat, me datë 13.10.2019, dhe po të njejtën ditë ishte zgjedhur kryesia e re. Procesi i kalimit të përgjegjësive, të drejtave dhe autorizimeve nga Albert Kastrati te kryesia e re, është zhagitur përgjatë tërë vitit që e lam pas, pa ndonjë arsye të qëndrueshme. Ndërkohë ndodhi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri, pastaj organizimet e Plisave për ndihmat e fundvitit dhe në fund pandemia, veçse përdoreshin si arsye nga personi në fjalë. Kështu ai refuzonte që të kryheshin procedurat e parapara ligjore për dorëheqjen e tij duke shfrytëzuar si pretekst këto “gërshetime ngjarjesh”. Duke pasur parasysh gjithë këto, brenda kryesisë së re lindën dyshimet për keqpërdorimin e këtyre mjeteve.

Lexo po ashtu:  Kina i kthehet jetës: mijëra garues në maratonën e parë post- koronavirus

Kështu, me datë: 17.09.2020 pas shumë përpjekjeve, kryesia e grupit arrijmë të nxjerrim një raport dy vjetor të llogarisë bankare të tifogrupit tonë. Ato se çka lexuan sytë tonë ishin shokuese për të gjithë ne. Albert Kastrati-Tigri me datë: 06.12.2019 kishte filluar keqpërdorimin e gjirollogarisë së Plisave duke tjetërsuar(lexo. VJEDHUR) gjithsej 12,365.00 euro. Të holla këto të cilat kanë qenë për qëllim të destinoheshin për nevojtarët e tragjedisë. Edhe pse Albert Kastrati – Tigri ka përshkruar transaksionet si “Ndihmë Për Familjet e Shqipërisë”, “Transporti në Shqipëri”, “Ndihmo edhe Ti”, këto asnjëra nuk qëndrojnë.

Sepse, familjet e strehuara të Shqipërisë në Prishtinë kanë qenë të siguruara nga familjet prishtinase si me strehim ashtu edhe me ushqime, dhe asnjë cent nuk u janë dërguar atyre. Po ashtu edhe “Transporti në Shqipëri” kanë qenë të gjitha GRATIS, të ofruara në mënyrë vullnetare nga kompanitë e ndryshme turistike. Sa i përket aksionit tonë të fundvitit “Ndihmo edhe Ti” edhe aty janë vjedhur një shumë e parave.

Lexo po ashtu:  L’ Equipe: “Mund të shpërthejë”, Serbi- Zvicër shumë politike

Pra, të gjitha këto para NUK KANË ARRITUR ASNJËHERË NË DORË TË PLISAVE E AQ MË PAK TEK VENDI KU DO TË DUHEJ TË SHKONIN, NË SHQIPËRI. Ato janë keqpërdorur (lexo: vjedhur) nga i vetmi person i VETautorizuar në llogari bankare, Albert Kastrati-Tigri.
.
Plisat ju zotohen që do t’i rikthejnë të hollat deri në centin e fundit nga Albert Kastrati dhe do të shkojnë atje për ku janë destinuar nga vullneti juaj dhe i yni. Nuk do të lejojmë që emri Plisat, vullneti kombëtar e social i popullit tonë të tjetërsohet nga asnjë individ. Kështu duke shpallur Albert Kastratin-Tigrin person të padëshiruar tash e tutje në të gjitha ambientet/organizimet ku marrin pjesë PLISAT.
Duke ju kërkuar ndjesë që ju shqetësuam me një temë kaq të ndijshme në një situatë të ndijshme që ndodhemi krejt bota, edhe njëherë ju falenderojmë për përkrahjen dhe ju premtojmë se Plisat nuk do të përmbajnë asnjëherë persona të cilët i tradhëtojnë shokët e tyre dhe kombin shqiptar.

Lexo po ashtu:  Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë në ‘Marrakech 2019’

Plisat – të Shqiptarëve,

Jo të tradhtarëve!

Kryesia,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *