Edhe kryebashkiaku i Devollit u mor i pandehur nga SPAK. Korrupsion thonë. Plarent Ndreca, zhurmues profesionist dhe drejtues administrativ në një ministri, së fundmi deputet, u mor i pandehur, Ilir Beqjas i sekuestruan shtëpinë të ziut.

Mandej në Bashkinë e Tiranës janë larguar nja 12 drejtorë, pesë janë në burg. Në qeveri askush nuk e di se çfarë e pret nga e nesërmja.Vakanca në administratë vazhdon pasi siç ka thënë Blendi Gonxhja, njerëzit kanë frikë mos firmosin pa marrë gjë e shkojnë në burg. Ai kryebashkiaku i Kolonjës përflitet për lloj e lloj gjërash. Burime nga PS-ja thonë që kryebashkiaku i Sarandës ka dhënë dorëheqjen por nuk ja kanë pranuar.Rekrutimet për deputet po bëhen me portale e nga të vijnë.

Çfarë bëhet kështu?

Pse mori muti shalët siç i thonë një fjale? Edhe Fatmir Xhafaj, të cilit i mbeti komisioni në dorë, tha se do monitorojë drejtësinë. Në kushtet e bojkotit nga të gjithë ata që e financuan drejtësinë, kjo është si të përgjosh çiftet nga liqeni. Vazhdo Fatmir vazhdo!E thënë ndryshe: Pushtet ka, nuk ka socialistë! As shqiptarë xhanëm se po ikin. Ndaj kryebashkiakët dhe ministrat duhet t’I marrim nga Bangladeshi dhe Nepali. Si punëtorët. Na bënte punë një tellall për këtë!

Lexo po ashtu:  Nënshkrimi i Marrëveshjes nga Vuçiqi nënkupton njohjen de jure të Kosovës nga Serbia