Mbas dyzet vjetêsh vendosi të shkruante një letër Babagjyshit.

“Santa,,

Ndoshta është vonë që të shkruaj por dua të di:

Treqind e gjashtëdhjetë e katër ditë ku je??

Ku je kur disa kanë vetëm një copë strehe në trotuarin e një pallati,mbështjell me karton..

Përse disa fëmijë kanë Barbie dhe Play mobile??

Kur të tjerët nuk kanë ujë dhe vdesin se nuk ka një vaksinë..

Disa nuk kanë as rroba të veshin dhe bukë në tavolinë…

Ka edhe nga ata fëmijë që kanë gjithçka, por jo dashuri.

Përse duhet kusht të jenë fëmijë të mirë??

Po ata fëmijë të mjerë që nuk i zgjodhën prindërit. Sepse janë dhunues, vrasës etj, por janë të destinuar të vuajnë pasojat e këtij shkaku..

Këta nuk meritojnë asgjë??

Nuk meritojnë të besojnë që ti ekziston?

Unë e kam mbyllur oxhakun nuk të pres, fëmijë prisja diçka.

Por ishte shumë e varfër dhurata si të gjithë. Një top plastik, një kukull plastike nga prindërit e mi, ose një libër në shkollë si nxënës shëmbullor, këto mora..

Lexo po ashtu:  Eleganca: Arti delikat i kombinimit të thjeshtësisë, mirësisë dhe maturisë

Tullumbace doja, por shumë rrallë binte në duart e mia..

Prisja…

Ti nuk më dhurove…

Dua të të them diçka Santa..

Kur isha e vogël mezi të prisja..Jo më..

Përse nuk e heq mjekrën e bardhë dhe stolin e kuqe..Ta ndërrosh me të bardhë?

Të shkosh tek ata fëmijë që janë në zonë lufte, tek ata që kanë identitet anonim??

Nëse shkon atëherë do të besoj tek ty, te NJERËZIMI.

Edhe unë të betohem do dua më tepër gjithçka, njerëzit, botën..

Nuk mjafton të dhurojmë dhurata pa vlerë.

Por të besojmë në mrekullin e jetës të dhurojmë mirësinë që ndodhet brenda në shpirtin tonë …

Me kaq po e mbyll dhe pres të shikoj një botë më të bukur se dje..

Nuk është kurrë vonë që të shkruaj mbas kaq vitesh..

Të lutem merri parasysh…,,

Merr Santa,,

– Silvana Dhori Xhelaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *