Nga: Gëzim Mekuli

Po dorëzojmë lirinë tonë për kënaqësi të lehtë, komoditet të rremë dhe argëtim pa fund. Ndërkohë që mendojmë se jemi të lirë, çdo ditë humbasim nga pak pavarësinë, dinjitetin, vetveten; dhe më e dhimbshmja, identitetin tonë. A mos vallë po bëhemi një version i heshtur i botës që Aldous Huxley e pa përpara se të vinte?

Aldous Huxley nuk ishte thjesht një shkrimtar. Ishte një filozof me sy që shponin kohën. Në romanin e tij Brave New World, ai nuk parashikoi një diktaturë me tortura, por një botë ku njerëzit duan të nënshtrohen, sepse u është shuar dëshira për të menduar, për të kritikuar, për të vuajtur dhe për të kërkuar kuptim.”Do të kemi një diktaturë pa lot… ku njerëzit do ta duan skllavërinë e tyre”, shkruante ai.

Të dashur lexues,

A nuk është e largët kjo botë për ne shqiptarët sot. Në vend se të kërkojmë të vërtetën, i kthehemi spektaklit. Në vend të lexojmë libra, i japim like paditurisë dhe shpifjeve mediatike. Në vend të mbrojmë lirinë tonë, e shesim për një privilegj të vogël, një rrogë të përkohshme, një post politik apo një pasaportë të huaj.

Lexo po ashtu:  “Do të jem Presidenti i të gjithëve. Është koha për të kthyer faqen, të pajtohemi e të bashkojmë Amerikën”. Kamala Harris, gruaja e parë afro-amerikane në ....

Po, shoqëria shqiptare, fatkeqësisht, po ndjekë me hapa të shpejtë modelin që Huxley e quajti një “kamp përqendrimi pa dhimbje”. Jemi të zënë me lajme të rreme, me bigbrother, me lajme që harrohen në pesë minuta, me shfaqje që prodhojnë gjysmë yjesh për një natë dhe me rrjete sociale që kanë zëvendësuar mendimin tonë, shijen tonë, të përditshmen tonë.

Shtrohet pyetja: A jemi më të lirë? Apo thjesht më të zhurmshëm?

Na është shuar dëshira për të pyetur. Për të kundërshtuar. Për të kërkuar më shumë se thjesht mbijetesë. Identiteti ynë, që dikur lidhej me historinë, me gjuhën, me krenarinë tonë kombëtare, tani përmbytet nga imitime sipërfaqësore që vinë nga jashtë dhe nga mentaliteti i skllavit “më mirë jashtë, se këtu s’bëhet”.

Huxley do të thoshte se ky është çmimi i dorëzimit përballë rehatisë.

Në librin The Doors of Perception, ai shkroi për mënyra të tjera të perceptimit, për zgjerimin e vetëdijes.

Sot, duket se ne e kemi ngushtuar vetëdijen tonë, deri në një ekran telefoni.“

Lexo po ashtu:  BE-ja dorëzohet në Bosnje. Ndërpret financimin për reformën gjyqësore

“Një botë shumë e rehatshme për të rikujtuar çfarë është liria.”

Kjo është bota shqiptare sot, një vend me potencial të jashtëzakonshëm që po mbytet nga materializmi, kënaqësia fallso, xhelozia për tjetrin dhe nga epshi i salltanetit. Ne, shqiptarët pra, sot nuk kemi nevojë për diktatorë.

Mjafton që të mos pyesim më veten, të mos vuajmë më për diçka më të madhe, dhe skllavëria na vjen vetë; me fytyrën e një dite “normale”.

Por Huxley nuk ishte pesimist. Ai besonte te mendja që zgjohet. Dhe nëse ka ende zëra që ngrenë pyetje, kritikojnë, që lexojnë, që e ndiejnë boshllëkun në këtë lumturi të rreme, atëherë shpresa edhe jeton.

Por kush ishte ky njeri që pa aq thellë në të ardhmen?

Aldous Huxley lindi në një familje të shquar britanike intelektualësh. Ai ishte nipi i biologut Thomas Huxley, mbrojtës i teorisë së evolucionit të Darwinit. Por vetë Aldous nuk u mjaftua me shkencën. Ai kërkoi kuptimin e jetës përmes letërsisë, filozofisë dhe mistikës.

Lexo po ashtu:  Meta: Ideja për shkëmbim territoresh, kriminale, në fokus integrimi i Ballkanit

Në librin The Doors of Perception, ai përshkroi përvojat e tij me meskalinën dhe pyeti veten nëse ekzistojnë mënyra të tjera për ta perceptuar realitetin. Ky libër frymëzoi emrin e grupit legjendar “The Doors”.

Siq e thash më sipër ai besonte se rreziku më i madh nuk është tirania e frikës, por ajo e indiferencës:“Një botë shumë e rehatshme për të rikujtuar çfarë është liria.” #MekuliPress